Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

ZRrE pret vendimin e Apelit, çmimi i shtrenjtë i energjisë mbetet në fuqi

ZRrE pret vendimin e Apelit, çmimi i shtrenjtë i energjisë mbetet në fuqi

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu e ka quajtur vendim të drejtë shtrenjtimin e energjisë elektrike, pavarësisht masës së përkohshme që i ka vendosur Gjykata Themelore.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, tha se tarifat e energjisë me çmim të shtrenjtuar do të jenë në fuqi deri kur të vendosë Gjykata e Apelit.

“Ne kemi marrë vendim të drejtë dhe jemi duke shfrytëzuar të drejtën tonë të ankohemi në gjykata në nivelet e tjera sa i përket vendimit të Gjykatës Themelore. Ky vendim nuk është i formës së prerë, ka hapësirë ankim nga ZRrE-ja, cilido vendim që do të jetë nga Gjykata e Apelit ne do të respektojmë dhe do të implementojmë…Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i zbatueshëm menjëherë dhe të kaluarën ka pasur raste të tilla të shkallës së parë, momentin e gjykatave të ne si ZRrE kur kemi fituar rastet s’ka pasur nevojë për zbatim, momentin që kemi humbur rastet kemi vepruar ashtu siç ka vendosur Gjykata e Apelit”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, kryetari i komisionit për ekonomi, deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se aktualisht kërkesa për import të energjisë është nën 1 për qind.

Rrjedhimisht, ai pyeti kryesuesin e bordit të ZRrE-së për mundësitë që gjatë muajve të verës kur kapacitetet vendore i plotësojnë kërkesat e energjisë të shfuqizohen tarifat e reja të energjisë.

“A ka mundësi që qytetarët të bëjnë kërkesë që gjatë muajve të verës, tash kur s’ka nevojë për import dhe kur shpenzimet e operatorëve janë pa shpenzime shtesë që të kthehet situata në normalitet dhe gjendjen paraprake. Sot kam informacione që kërkesa për import është nën 1 për qind”, pyeti deputeti opozitar.

Mirëpo, Fejzullahu tha se ZRrE-ja në shqyrtimin tarifor e ka marrë parasysh muajt që nuk do ketë nevojë për import të energjisë.

“ZRrE-ja edhe në shqyrtimin tarifor ka marrë parasysh muajt që nuk do të ketë nevojë për import. Ju mund të shkoni edhe në bilancin e aprovuar, shihet aty se ne gjithmonë e dimë se në disa muaj nuk kemi nevojë për import. Ajo kosto shtesë e cila është njohur është shpërndarë në periudhë vjetore te të gjitha kategoritë që e kanë shkaktuar atë kosto shtesë”, theksoi ai.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj pyeti për humbjet milionëshe të energjisë në veri të vendit.

“Janë paguar mbi 70 milionë euro, (për veriun) kjo është e papërballueshme dhe pothuajse ne kemi pruar një ndërmarrje profitabile si KOSTT afër falimentimit. Sa do të vazhdojë kjo dhe a keni shpresë së kjo do të zgjidhet”, pyeti Lekaj.

Përkitazi me këtë, Fejzullahu tha se ka përafrime për licencimin e kompanisë Elektroserver në veri.

“Licencimi i Elektroserverit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit që është arritur në vitin 2013 dhe konkluzave të vitit 2015. Ajo marrëveshje nuk ka mundur të realizohet për shkak të pengesave nga pala serbe. Ne jemi duke bërë përpjekje, ju e dini se qeveria, por edhe ZRrE-ja si pjesë e këtij diskutimi në Bruksel kemi arritur të përafrohemi në çështjen e licencimit të Elektroseverit”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, deputeti i LVV-së, anëtar i këtij komisioni, Armend Muja pyeti për kompaninë energjetike GEN.

“Çfarë kompanie ka qenë GEN-i, duke qenë se ju e keni rilicencuar në vitin 2016 dhe prapë. GEN çfarë kompanie është, kompani sllovene”, tha Muja.

Lidhur me këtë çështje, kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, tha se GEN është kompani sllovene e cila ka qenë e licencuar për tregtim të energjisë në Kosovë që dhjetë vite. Ai shtoi se në të gjitha dokumentet e rilicencimit të tij është regjistruar si dega në Tiranë GEN.

“Ky ka qenë i licencuar për tregtim me shumicë për më shumë se dhjetë vjet. Edhe gjatë këtij viti, meqenëse gjatë procesit të rilicencimit të gjitha dokumentet në ZRrE janë që është e regjistruar si dega në Tiranë GEN… Sa për informatën e juaj, pjesëmarrja gjatë vitit 2021 është e neglizhuar e GEN në raport me tregtimin import-eksport të energjisë elektrike nëse krahasojmë me kompanitë e tjera sllovene që mbulojnë 60-70 për qind të importit”, pohoi Fejzullahu.

Para deputetëve, Fejzullahu paraqiti edhe raportin e punës për vitin 2021.

“Çmimet e importit të energjisë gjatë vitit 2021, sidomos në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor janë pesëfishuar e në disa raste janë shtatëfishuar. Sa për informatën e juaj, vetëm për krahasim gjatë vitit 2020 çmimi mestar i realizuar i importit ka qenë 51 euro, ndërsa në vitin 2021, meqenëse vetëm ky ndikimi i këtyre tre muajve të fundit ka rezultuar që çmimi mesatar për vitin 2021 të jetë 119 euro. Nëse e krahasojmë me vitin 2020 edhe në sasi është më i lartë, por edhe në çmim mesatar është përmbi 100 për qind më i lartë se në vitin 2020. Prandaj ky ka qenë një prej pasojave, duke mos e nënvlerësuar edhe rritjen e konsumit. Fatkeqësisht konsumi në Kosovë është duke u rritur, jo për shkak të industrisë, por për shkak të konsumatorëve familjarë apo shtëpiakë”, tha ai.

Komisioni në mbledhjen e sotme miratoi edhe raportin me rekomandime për Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës dhe Projektligjin për turizmin.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin gjeneral për Kosovë të organizatës CARITAS, Gerhard Schaumberger, për...

Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar publikisht Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të...

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02

LDK ka zhvilluar një aksion para fillimi të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit e Komunës së Podujevës, ku si pikë e...

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur para të pranishmëve në protestën e punëtorëve të sektorit publik. Jasharaj ka thënë...

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

20/05/2022, 13:39

Pas veprimit që pati ndaj drejtorit të drejtorisë së arsimit në Podujevë Avni Fetahu, Ekrem Rrahmani ka mbajtur një fjalim...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45
Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45
“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02
Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info