Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zgjedhja e Presidentit të ri – java e ardhshme vendimtare

Ende nuk është caktuar data e mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndonëse dita e premte, 2 prill dhe dita e martë, 6 prill janë përmendur si data kur do të mund të mbahej seanca.

Ditë më parë lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit ishte deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai kishte thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet sapo të bëhet zëvendësimi i deputetëve që tashmë janë bërë ministra.

ADVERTISEMENT

“Posa të bëhet zëvendësimi i deputetëve që janë bërë ministra, do të mund të thërrasim një seancë të radhës, në të cilën padyshim sigurt atë që e votoj populli me 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë edhe me votat e nevojshme në Kuvend”, ka thënë Kurti.

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është këtë të premte, 2 prill dhe në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve të rinj, që zëvendësojnë ata që kanë marr poste ministrore.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK do të qëndrojnë në Kuvend kur do të zgjidhet presidenti, ndonëse nuk dihet saktë nëse do të jenë 15 votat e LDK-së, kur dihen raportet e kandidates për presidente Vjosa Osmani, me deputetet e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj.

Abdixhiku kishte thënë se pas një diskutimi të hapur kanë marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit dhe LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin kushtetues e të marr pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e deputetëve.

Ai pas takimit që kishte me deputetët e partisë të tij tha se ky është vendimi i Kryesisë së partisë dhe këtë vendim ua komunikuar deputetëve.

“Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv të shumicës dhe të mos pengojë kursin e ri të LDK-së drejt rikthimit tonë origjinal. Pres të sillen si institucionalist dhe të kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund ta kenë”, tha kryetari i LDK-së.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do të votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Enver Hoxhaj në një konferencë shtypi tha se Partia Demokratike e Kosovës e mbështet procesin e konstituimit të institucioneve shtetërore, të cilat duhet të ofrojnë stabilitet të brendshëm, përballim me pandeminë dhe krizën ekonomike, si dhe ta forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Por, krijimi i tyre, sipas Hoxhajt, nuk do të duhej të rrezikoj demokracinë, polarizoj shoqërinë, kërcënoj ndarjen e pushteteve dhe as instalimin e një sistemi një partiak ku të gjitha pushtetet do të kontrolloheshin nga një parti politike.

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
Man Expected To Have A Blissful Off Day, But Then Something Happened That Upset Him
Cleverst
See Forex Trading Options
Forex Trading | Search Ads
After Doing This To The Older Man, Rude Employee Got What She Deserved
Housediver
Ndërkaq, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentes.

Haradinaj në një konferencë për media, ka thënë në takimin që ka pasur me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, nuk iu është kërkuar bashkëpunim për këtë çështje.

Poste të ngjashme

SBAShK: Nëse nuk përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor

SBAShK: Nëse nuk përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor

19/08/2022, 19:07

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, Ymer Ymeri, ka thënë se nëse nuk përmbushen...

Eskalon situata në Serbi, ish kandidati për president mesazh Vuçiqit: Mos ma prek familjen

Eskalon situata në Serbi, ish kandidati për president mesazh Vuçiqit: Mos ma prek familjen

19/08/2022, 18:56

Themeluesi i lëvizjes “SRCE” dhe kandidati në zgjedhjet presidenciale të mbajtura së fundmi, Zdravko Ponosh, i është drejtuar publikut serb...

Kryebashkiaku i Tiranës viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky

Kryebashkiaku i Tiranës viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky

19/08/2022, 18:34

Delegacioni i Asociacionit të Qyteteve Evropiane që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta në...

I nxehti ekstrem than edhe Danubin

I nxehti ekstrem than edhe Danubin

19/08/2022, 18:23

Thatësira më e madhe e regjistruar në kontinentin europian në vite ka ulur nivelin e lumit Danub. Ky është niveli...

Abazoviq mund të ketë edhe një mundësi, “Prava Crna Gora” thotë se heq dorë nga mocioni i mosbesimit nëse arrihet një marrëveshje

Abazoviq mund të ketë edhe një mundësi, “Prava Crna Gora” thotë se heq dorë nga mocioni i mosbesimit nëse arrihet një marrëveshje

19/08/2022, 18:21

Partia Prava Crna Gora është e gatshme të tërheq mocionin e mosbesimit të thirrur për 2 shtator që synim ka...

Lajmi i fundit

SBAShK: Nëse nuk përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor

SBAShK: Nëse nuk përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor

19/08/2022, 19:07
Eskalon situata në Serbi, ish kandidati për president mesazh Vuçiqit: Mos ma prek familjen

Eskalon situata në Serbi, ish kandidati për president mesazh Vuçiqit: Mos ma prek familjen

19/08/2022, 18:56
Kryebashkiaku i Tiranës viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky

Kryebashkiaku i Tiranës viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky

19/08/2022, 18:34
I nxehti ekstrem than edhe Danubin

I nxehti ekstrem than edhe Danubin

19/08/2022, 18:23
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info