Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës

Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës

Vjosa Osmani, gruaja që njihet për qëndrime të prera, armiqësi politike dhe shumë përplasje, është zgjedhur për ta mbajtur detyrën që i kërkon krejt diçka tjetër. Prej sot, Vjosa Osmani është presidente e Kosovës, e prej saj pritet të ketë rol unifikues në mesin e skenës së përçarë politike. 

Politikania më e votuar nga zgjedhjet në historinë e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, më në fund, siguroi edhe votat e deputetëve për t’u zgjedhur presidente.

ADVERTISEMENT

Vjosa Osmani u zgjodh me 71 vota pro saj.

Rugovistja, që ne zgjedhjet e 14 shkurtit garoi me listë të Lëvizjes Vetëvendosje, u zgjodh presidente në rundin e tretë, pasi nuk arriti t’i sigurojë votat në dy rundet e para. Në votim morën pjesë edhe shumica e deputetëve të ish-partisë së saj, LDK-së.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit u mbajt edhe të shtunën, por dështoi në rundin e parë, pasi nuk ishin 80 vota në kuti.

Osmani, që ka qenë deputete e zyrtare e lartë e LDK-së, ndërsa na legjislaturën e kaluar ka mbajtur pozitën e kryeparlamentares. E, edhe ushtruese e detyrës së presidentit, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pasi ndaj tij u ngrit aktakuzë për krime lufte, nga Prokuroria në Hagë.

Ajo njihet si opozitare e përhershme e ish-presidentit Thaçi, në çdo pozitë që ajo ka mbajtur.

Viteve të fundit ka pasur shumë përplasje me udhëheqjen e LDK-së, për shkak të qëndrimeve ndryshe prej partisë.

Në vitin 2019, ajo ishte kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, por humbi zgjedhjet e kryeministër u bë Albin Kurti, si fitues i tyre.

 

Poste të ngjashme

Një muaj paraburgim për dy të arrestuarit tjerë në rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit

Një muaj paraburgim për dy të arrestuarit tjerë në rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit

19/08/2022, 15:25

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e ndalimit për 30 ditë të dyshuarve për përfshirjen në zhdukjen e...

I nxehti ekstrem në Kanada pason me 486 vdekje

Temperatura në rajon arrin në 40 gradë celsius

19/08/2022, 15:16

Sot në rajonin tonë po mbretëron mot ekstremisht i nxehtë, ndërsa temperatura ka arritur në 40 gradë Celsius, e regjistruar...

Aksident i rëndë, vdes një grua në Pejë dhe lëndohen shtatë persona tjerë

Si ndodhi aksidenti në autostradë ku vdiq një person? Policia tregon detajet

19/08/2022, 15:01

Si rezultat i një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” më konkretisht në kilometrin e 56-të, ka vdekur një person dhe...

Putini uron Vuçiçin për “fitoren bindëse”: Do të vijojmë të forcojmë lidhjet Rusi-Serbi

Vuçiq e vulos lidhjen me Putinin, e nis njeriun më besnik drejt Moskës

19/08/2022, 14:47

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë dhe një prej njerëzve më besnik të Aleksander Vucicit, Aleksander Vulin, do të niset për...

Ndërmjet Kosovës e Serbisë, Abazoviq nuk ka deklaratë për ato që ndodhën në Veri të dielën

“Ju pengon fakti se jam shqiptar” – Abazoviqit i shkon një reagim nga Kosova

19/08/2022, 14:35

Dritan Abazoviq sot ka zgedhur ta përmend më zëshëm përkatësinë e tij kombëtare në parlamentin e malit të Zi ku...

Lajmi i fundit

Një muaj paraburgim për dy të arrestuarit tjerë në rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit

Një muaj paraburgim për dy të arrestuarit tjerë në rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit

19/08/2022, 15:25
I nxehti ekstrem në Kanada pason me 486 vdekje

Temperatura në rajon arrin në 40 gradë celsius

19/08/2022, 15:16
Aksident i rëndë, vdes një grua në Pejë dhe lëndohen shtatë persona tjerë

Si ndodhi aksidenti në autostradë ku vdiq një person? Policia tregon detajet

19/08/2022, 15:01
Putini uron Vuçiçin për “fitoren bindëse”: Do të vijojmë të forcojmë lidhjet Rusi-Serbi

Vuçiq e vulos lidhjen me Putinin, e nis njeriun më besnik drejt Moskës

19/08/2022, 14:47
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info