Vidal tregon pse e puthi logon e Juventusit

Arturo Vidal ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e Interit 2-0 përballë Juventusit.

Mesfushori kilian realizoi edhe golin e parë në këtë sfidë, por ajo që u bë virale në rrjet ishte një puthje e tij para ndeshjes

Vidal ishte duke folur me mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe për një moment ai puthi logon e rivalëve të mëdhenj të Interit.

Kjo nuk u kapërdij asesi nga tifozët zikaltër të cilët kanë shpërthyer me kritika ndaj kilianit.

Megjithatë ka qenë vet futbollisti që është arsyetuar para tifozëve të Interity, duke thënë nuk ka qenë qëllimi i tij.

“Unë kurrë nuk kam dashur të puth stemën e një ekipi tjetër”, tha ai.

“Kjo puthje ishte një shenjë e dashurisë për një vëlla kam përjetuar momente të mira në futboll, me të cilin kam jetuar vite të mrekullueshme së bashku dhe ne e duam njëri-tjetrin”, deklaroi Vidal.

Tutje kiliani ka thënë se e respekton Interin dhe tifozët e saj dhe se do të jap gjithçka për t’i arritur synimet e klubit.

“Unë respektoj ekipin tim, tifozët e mi dhe njerëzit që besuan tek unë për të mbrojtur ngjyrat e skuadrës dhe për të zhvilluar historinë e këtij klubi mahnitës. Unë do të jap gjithçka nga vetja ime për këtë. Forca Inter”, deklaroi mesfushori kilian.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit