Të rinjtë janë çelësi i zhvillimit të futbollit. Ne tani jemi duke parë shumë futbollistë të talentuar në top-klube të ndryshme evropiane, raporton FrontOnline.
“Technosports.co.in” e ka publikuar një artikull me top-dhjetë futbollistët me më së shumti kontribute në golat e shënuar në kampionatet evropiane.
Në këtë listë i përfshirë është edhe një futbollist shqiptar.
Bëhet fjalë për yllin e Llapit, Valmir Veliu.
Veliu zë vendin e dhjetë në këtë listë me nëntë gola dhe 16 asistime.
Ndërkaq, vendin e parë e zë ylli i Real Madridit, Vinicius Junior me 18 gola dhe 19 asistime.