Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ushqimet që nuk rekomandohen për iftar

Ushqimet që nuk rekomandohen për iftar

Ushqimi i besimtarëve gjatë muajit të agjërimit dallon nga ushqimi i përditshëm, prandaj është e nevojshme t’i kushtoni kujdes këshillave të mjekëve dhe të nutricionistëve, në mënyrë që organizmi të funksionojë pa probleme gjatë agjërimit, porosisin ekspertët shëndetësorë.

Duke rikujtuar që besimtarët myslimanë sivjet do të agjërojnë afër 15 orë në ditët më të gjata, është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban pejza ushqyese.

Të shmanget ushqimi kalorik për iftar

Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina dhe minerale. Të konsumoni sallatat e sezonit, pemët dhe perimet. Të shmanget ushqimi kalorik, me rastin e iftarit të shmangen pijet e gazuara, madje edhe pijet e ftohta. Konsumoni ujë të vakët dhe lëngje, bëni iftar me hurma. Ushqimi i yndyrshëm nuk i plotëson nevojat ditore të njeriut gjatë ditës. Ndër produktet ushqimorë të cilat organizmi i tret ngadalë bëjnë pjesë bizelja, elbi, gruri, fasulja, orizi.

Kur është fjala për pijet, nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara të cilat kanë ndikim të keq në organizim, andaj shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë. Kështu që më mirë është që, nëse ekzistojnë mundësitë, të konsumohen uji i ngrohtë, lëngjet natyrale në temperaturë dhome të ngrohur në mënyrë që organizmi të jetë i mbrojtur.

Çfarë ushqimi duhet të konsumoni për syfyr?

Në syfyr duhet të hani ushqim të duhur që ju furnizon me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit. Syfyri duhet t’i përmbajë këto ushqime:

Frutat dhe perimet

Ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.

Oriz dhe alternativa tjera

Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.

Mish dhe alternativa tjera

Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.

Poste të ngjashme

Paralajmërimi i OBSH’së për rastet e lisë së majmunëve

Paralajmërimi i OBSH’së për rastet e lisë së majmunëve

21/05/2022, 11:08

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të rasteve me virusin e rrallë, të ashtuquajtur...

Rastet e reja me koronavirus, Ministria e publikon raportin

Rastet e reja me koronavirus, Ministria e publikon raportin

12/05/2022, 14:13

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 22 raste të reja me COVID-19, raporton...

Shtatë alternativa si të hani më pak bukë

Shtatë alternativa si të hani më pak bukë

30/04/2022, 0:30

Tost për mëngjes, sanduiçe për drekë, rrotulla për darkë, buka e grurit është ushqimi kryesor për shumë njerëz. Pjesa më...

Ministri Latifi: Jemi duke e përgatitur Ligjin për Sigurime Shëndetësore

Ministri Latifi: Jemi duke e përgatitur Ligjin për Sigurime Shëndetësore

29/04/2022, 12:47

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i ka njoftuar Sindikatat e Pavarura të Kosovës se janë duke e përgatitur Ligjin për...

Çfarë dëmesh psikologjike shkakton bërtitma të fëmijët?

Çfarë dëmesh psikologjike shkakton bërtitma të fëmijët?

29/04/2022, 1:20

“Të bërtiturit është diçka qe shpreh zemërimin e një personi, është një reagim i natyrshëm i kësaj ndjenje por që...

Lajmi i fundit

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

21/05/2022, 18:51
Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

21/05/2022, 18:24
Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

21/05/2022, 18:13
Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

21/05/2022, 18:01
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info