Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

UNDP: Japonia do të mbështesë veprimet klimatike në Kosovë përmes projektit ‘Climate Promise’

UNDP: Japonia do të mbështesë veprimet klimatike në Kosovë përmes projektit ‘Climate Promise’

Japonia i ka dhënë Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë një kontribut të ri prej 691,000 dollarë të fondeve për klimën për të mbështetur zbatimin e planeve të Kosovës për klimën.

Në Kosovë, projekti synon të ofrojë zgjidhje urgjente, të integruara për t’u rikuperuar nga kriza e COVID-19 duke krijuar kushtet për një qasje të përqendruar te njerëzit, duke u fokusuar tek ata që janë në situatat më të cenueshme në lëvizjen drejt tranzicionit të drejtë dhe rezistent ndaj klimës.

Projekti do të mbështesë rimëkëmbjen e gjelbër përmes politikave të bazuara në prova dhe funksionalizimit të Këshillit të Ndryshimeve Klimatike të rithemeluar së fundmi. Tranzicioni i gjelbër do të përshpejtohet duke punuar me biznese vendase me potencial të lartë për rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Projekti do të mobilizojë gjithashtu komunitetet lokale – veçanërisht të rinjtë dhe gratë – duke i fuqizuar adhe duke u dhënë mjetet që do t’i lejojnë të bëhen faktorë aktivë të ndryshimit.

Në lansimin e projektit, Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës tha, “Edhe pse nuk është palë e Marrëveshjes së Parisit apo UNFCCC-së, Kosova është e përkushtuar ndaj agjendës për klimën. Si pjesë e këtij projekti, të cilin po e lansojmë sot, do të krijojmë NDC-të (zotimet e përcaktuara për gazërat serë) vullnetare me mbështetjen e UNDP-së për të theksuar përkushtimin e Kosovës. Ne, tashmë jemi duke punuar në ndërtimin e kapaciteteve institucionale për të ndërmarrë veprime klimatike dhe për të funksionalizuar Këshillin e Ndryshimeve Klimatike.”

“Ne jemi vërtet mirënjohës për financimin bujar nga Qeveria e Japonisë – e cila na lejon të punojmë së bashku në mbështetje të përkushtimit të fuqishëm të Kosovës për të ecur drejt një të ardhmeje që është më e gjelbër, më e qëndrueshme ndaj klimës dhe më e drejtë. Jam e bindur se përmes partneriteteve të gjera , ky bashkëpunim do të kontribuojë në përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër të Kosovës – në përputhje me ambiciet globale për klimën.” tha Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Sh. T. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë i Japonisë në Kosovë, tha: “Japonia ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Kosovës si dhe me agjencitë ndërkombëtare për zhvillimin e Kosovës. Projekti synon të mbështesë institucionet me ekspertizën teknike në krijimin dhe respektimin e NDC-ve vullnetare si dhe në hartimin dhe përditësimin e ligjeve për mjedisin dhe klimën. Kërkohet një qasje holistike duke punuar jo vetëm me qeverinë, por edhe me sektorin privat si dhe me shoqërinë më të gjerë, veçanërisht pas kohërave të vështira të pandemisë. Ne sinqerisht presim që të inkuadrohen shumë njerëz ambiciozë dhe të talentuar, veçanërisht nga brezat e rinj dhe gratë. Partneriteti japonez me UNDP-në është shumë i rëndësishëm dhe ka përparuar ndër vite. Ne jemi duke punuar ngushtë së bashku dhe jemi të gatshëm të mbështesim projektet e ardhshme për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës”.

Climate Promise (Premtimi për Klimën) i UNDP-së është oferta më e madhe globale për klimën dhe zhvillimin e mbështetjes për zotimet ndaj Marrëveshjes së Parisit. Në Kosovë, iniciativa më parë ka mbështetur rishikimin dhe përditësimin e objektivave, politikave dhe masave duke vlerësuar kostot dhe mundësitë e investimit. Gjithashtu ka forcuar transparencën dhe monitorimin për një zhvillim me karbon të ulët.

Poste të ngjashme

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

21/05/2022, 18:51

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka uruar shtetin fqinj të Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë....

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

21/05/2022, 18:24

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bequk të komunës së Vushtrrisë, ku një...

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

21/05/2022, 18:13

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se Moldavia duhet “të pajiset sipas standardeve të NATO-s”, për të mbrojtur...

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

21/05/2022, 18:01

Moska ka publikuar listën e saj të plotë me më shumë se 900 amerikanë, të cilëve u është ndaluar hyrja...

Kurti bën përmbledhjen e tri ditëve në Washington, tregon me kë u takua dhe çka bisedoi

Kurti bën përmbledhjen e tri ditëve në Washington, tregon me kë u takua dhe çka bisedoi

21/05/2022, 17:32

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të takimeve të tij gjatë tri ditëve të qëndrimit në Washington DC dhe...

Lajmi i fundit

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

21/05/2022, 18:51
Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

21/05/2022, 18:24
Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

21/05/2022, 18:13
Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

21/05/2022, 18:01
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info