Një 29-vjeçar ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, pas mesnatës në fshatin Bibaj të Ferizajt.
I riu i cili është nga Gjakova por jeton në këtë fshat ka tentuar t’i pres venat në dorë derisa ishte në veturën e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima u dërgua për trajtim në Spitalin e Ferizajt, pasi dyshohet se tentoi të bëjë vetëvrasje.
Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe pasi një patrullë ka arritur në Emergjencë është marrë një deklaratë nga 29-vjeçari.
Siç mëson Sinjali, i riu ka tentuar t’i jap fund jetës për shkak se kishte rënë në depresion, si pasojë e divorcit nga bashkëshortja e tij.
Lidhur me këtë ngjarje, është iniciuar rasti “tentim vetëvrasje”.