Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Të rinjtë në Prishtinë paguajnë pica me 500 euro të falsifikuara, marrin 400 euro kusur origjinal

Të rinjtë në Prishtinë paguajnë pica me 500 euro të falsifikuara, marrin 400 euro kusur origjinal

An employee holds a 500 euro banknote in the Money Service Austria company's headquarters in Vienna, Austria, March 3, 2016. REUTERS/Leonhard Foeger/File Photo

Rastet kur po kryhen shërbime në biznese të ndryshme me para të falsifikuara janë rritur. Qindra e mijëra euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara po vazhdojnë të vihen përditë në qarkullim, në  tregun e Kosovës. Një rast i tillë i ka ndodhur dje një punëtorit të  “Extreme Pizza” në Prishtinë, i cili ka pranuar nga një klient një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se rasti është raportuar në stacionin policor “Jugu”, ku punëtori ka deklaruar se 500-shen e kishte pranuar nga 3 persona, pasi kishte dërguar një porosi në rrugën “Kadri Halimi”, në Prishtinë.

Siç duket kjo është një ‘metodë’ e re për të vënë në qarkullim para të falsifikuara, pasi porosia që kanë marrë tre personat ka kushtuar afër 80 euro dhe punëtori është dashur t’ua kthejë të dyshuarve mbi 400 euro.

Në momentin e pagesës, punëtori s’e ka vërejtur se paratë mund të jenë të falsifikuara, por pasi kartëmonedha është testuar në aparat, ka rezultuar e falsifikuar.

Por ky nuk është rasti i vetëm i raportuar në Polici për para të falsifikuara. Edhe një zyrtar i bankës NLB në Drenas ka njoftuar Policinë se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësia policore ka sekuestruar paratë, teksa është iniciuar edhe rast.

Sipas burimeve të Sinjalit, kualiteti i parave false që po vihen në qarkullim është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin gjeneral për Kosovë të organizatës CARITAS, Gerhard Schaumberger, për...

Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar publikisht Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të...

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02

LDK ka zhvilluar një aksion para fillimi të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit e Komunës së Podujevës, ku si pikë e...

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur para të pranishmëve në protestën e punëtorëve të sektorit publik. Jasharaj ka thënë...

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

20/05/2022, 13:39

Pas veprimit që pati ndaj drejtorit të drejtorisë së arsimit në Podujevë Avni Fetahu, Ekrem Rrahmani ka mbajtur një fjalim...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45
Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45
“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02
Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info