Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Të moshuarit nuk pranohen në qendrën e vaksinimit, thonë se nuk i vaksinuan pa u regjistruar online

Të moshuarit nuk pranohen në qendrën e vaksinimit, thonë se nuk i vaksinuan pa u regjistruar online

Nga dita e sotme në Kosovë ka nisur imunizimi i profesionistëve shëndetësorë me vaksinën anti-COVID, AstraZenenca.

Përveç stafit mjekësor me këtë vaksinë pritet të vaksinohen edhe të moshuarit mbi moshën 80 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike. E me të marr informacionin se kanë arritur vaksinat anti-COVID në Kosovë të moshuar të shumtë ia kishin mësyrë sallën 1 Tetori aty ku po bëhen imunizimi.

ADVERTISEMENT

Por ata u kthyen mbrapa nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët u shpërndan atyre një dokument duke u thënë të moshuarve se ata fillimisht duhet të regjistrohen dhe të presin për konfirmim se kur mund ta marrin vaksinën.

Adresa për regjistrim është www.ekosova.rks-gov.net.

Tashmë është aktivizuar faqja “eKosova” në të cilën mund të bëhet regjistrimi i personave mbi 80-vjeç për imunizim me vaksinën e “AstraZenecës”, në kuadër të valës së parë të vaksinimit për imunizim kundër koronavirusit.

Musli Zeneli nga Prishtina i cili erdhi në sallën 1 Tetori së bashku me bashkëshorten e tij tha se nuk beson që do të vaksinohet marr parasysh këto procedurat online.

“Erdhëm për vaksina por po thonë për të shkuar përmes internetit me i shkrujt emrin dhe mbiemrin dhe pastaj këta të lajmërojnë. Nuk besoj hiq se do të vaksinohem se krejt përmes internetit po shkon kjo far pune, hiq nuk e di”, u shpreh ai.

Edhe 80 vjeçari, Shaqir Raçi erdhi në sallën 1 Tetori për të parë mundësinë se a do mund të vaksinohet. Por edhe ai mori përgjigjen e njëjtë ashtu si gjithë të moshuarit të tjerë, të regjistrohet përmes platformës online.

Raçi i cili deklaroi për KosovaPress se nuk e ka kaluar COVID-19, shpreson se fal vaksinës do ta kalojë këtë rrezik.

“Më thanë me aplikua përmes këtij dokumenti për shiku më thanë përmes telefonit të tregojnë ata….80 vjeçar jam…Nuk e kam fare virusin. E kam dokumentacionin…Me u vaksinua me kohë besoj e shtyjmë edhe ndonjë ditë“, u shpreh ai.

Por krahas këtyre të moshuarve që nuk u lejuan as të hyjnë në qendrën e vaksinimit në Prishtinë ku tashmë po ndodh vaksinimi, mjekë e infermierë të shumtë tashmë e kanë marr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Laboranti i Qendrës së Mjekësisë Familjare 1 në Prishtinë, Ramë Maliqi vetëm 20 minuta pasi e mori vaksinën kundër koronavirusit deklaroi se po ndihet shumë mirë.

“Unë jam shumë mirë para 20 minutave veç e kryem procesin e vaksinimit as që e kam ditur kur e kam marr, dhe tash asnjë simptom nuk kam, jam si është më së miri…Dozën tjetër na e kanë dhënë informacionin e kemi këtu datën e shënuar nuk e kam lexuar ende mund të ndodh që na lajmërojnë sepse unë jam edhe punëtorë shëndetësor. Unë me dëshirën më të madhe e kam marr, për momentin nuk ka se si qysh më mirë I apeloj të gjithë që ta marrin me dëshirë“, tha Maliqi.

Shyqyri Valli nga Shtimja kishte marr rrugën sot drejt Prishtinës për t’u vaksinuar. Valli i cili është shofer i autoambulancës në QKMF-në e kësaj komune thotë se tashmë pasi që mori vaksinën po ndihet mirë nuk ka ndonjë shqetësim, madje apeloi që të vaksinohen të gjithë qytetarët.

“Kjo vaksinë duhet me u përdorë në gjithë popullatën është e mirëseardhur edhe për popullin e Kosovës si në gjithë botën…Unë e ndjej vetën shumë mirë ku kam shpresa se do ndihemi gjithë populli mirë, dhe iu bëjë thirrje gjithë popullit që të vaksinohen se kjo është një ndihmë për ne shumë e madhe për ta larguar rrezikshmërinë e COVID-19….Neve na treguan pas 6 javëve kështu që jemi ne të gatshëm prapë të vijmë të vaksinohemi dhe të mbrohemi nga COVID-19”, u shpreh ai.

Imunizimi i profesionistëve shëndetësorë me vaksinën AstraZeneca ka nisur edhe në Klinikën Infektive, ndërsa nga dita e enjte vaksinimi pritet të ndodh edhe nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komuna.

Më 28 mars kanë arritur 24 mijë dozat e vaksinë AstraZeneca, të cilat i janë dhuruar Kosovës nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim. UNICEF ndihmon në shpërndarjen e vaksinave në këto vende.

Sipas planit shtetëror të vaksinimit, përparësi për vaksinim kanë profesionistët shëndetësorë, ndërsa pas tyre personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Poste të ngjashme

Braziliani që jeton me tetë gratë e tij, fqinjët ankohen

Braziliani që jeton me tetë gratë e tij, fqinjët ankohen

19/08/2022, 17:26

Në të gjithë Brazilin ai njihet si adhuruesi i seksit dhe poligamisë, ndërsa ka marrë pseudonimin “Hugh Hefner”. Megjithatë rruga...

Dy bombarderë B 52 amerikanë do të bëjnë xhiro mbi këto vende të Ballkanit

Dy bombarderë B 52 amerikanë do të bëjnë xhiro mbi këto vende të Ballkanit

19/08/2022, 17:22

Dy Aeroplanë bombardues amerikanë B-52, do të fluturojnë mbi qiellin e disa vendeve të Ballkanit, të hënën, njoftojnë mediat serbe,...

Analisti nga Uashingtoni: Dy herë e kam takuar Kurtin, ai dje përdori një taktikë në Bruksel

Analisti nga Uashingtoni: Dy herë e kam takuar Kurtin, ai dje përdori një taktikë në Bruksel

19/08/2022, 17:19

Damir Marushiq, bashkëpunëtor i lartë i Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik nga Uashingtoni, thotë se Kryeministri Kurti ka një strategji...

Zëdhënësi i PDK-së i reagon ashpër Vjosa Osmanit: Me lavdu UÇK-në si me sha Presidenten!

Zëdhënësi i PDK-së: Qeveria të jetë më transparente rreth procesit të dialogut

19/08/2022, 17:03

Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu, ka folur rreth procesit të dialogut me Serbinë. Në një shkrim në Facebook, ai tha...

Fotografi nga aksidenti tragjik në autostradë ku vdiq një person dhe 4 u lënduan

Fotografi nga aksidenti tragjik në autostradë ku vdiq një person dhe 4 u lënduan

19/08/2022, 16:53

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë në një vetëaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ky aksident...

Lajmi i fundit

Braziliani që jeton me tetë gratë e tij, fqinjët ankohen

Braziliani që jeton me tetë gratë e tij, fqinjët ankohen

19/08/2022, 17:26
Dy bombarderë B 52 amerikanë do të bëjnë xhiro mbi këto vende të Ballkanit

Dy bombarderë B 52 amerikanë do të bëjnë xhiro mbi këto vende të Ballkanit

19/08/2022, 17:22
Analisti nga Uashingtoni: Dy herë e kam takuar Kurtin, ai dje përdori një taktikë në Bruksel

Analisti nga Uashingtoni: Dy herë e kam takuar Kurtin, ai dje përdori një taktikë në Bruksel

19/08/2022, 17:19
Zëdhënësi i PDK-së i reagon ashpër Vjosa Osmanit: Me lavdu UÇK-në si me sha Presidenten!

Zëdhënësi i PDK-së: Qeveria të jetë më transparente rreth procesit të dialogut

19/08/2022, 17:03
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info