Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sveçla për vizat: Brenda këtij viti do të ketë vendime pozitive, nuk është koha për festë

Sveçla për vizat: Brenda këtij viti do të ketë vendime pozitive, nuk është koha për festë
https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf
ADVERTISEMENT

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se Kosova i ka sqaruar “shumicën e gjërave” me Francën dhe beson se ky shtet, bashkë me të tjerët në Bashkimin Evropian, janë pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Pret vendime të mira brenda këtij viti, por thotë se “s’është koha për festë”, shkruan Gazeta Express.

Ndërlidhja e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit “ETIAS” është parë si një “kusht” i ri i Francës dhe pengesë e radhës për lirinë e lëvizjes së kosovarëve në zonën Schegen.

Por, ministri Sveçla thotë se tashmë është cështje teknike liberalizimi i vizave dhe se do të flasin që të mos ketë vonesa në heqjen e vizave.

“Unë besoj se shumicën e gjërave me pushtetin e Francës, me autoritetet franceze, i kemi sqaruar. Dhe, të gjitha argumentet që unë i kemi përdorur, kanë qenë të pranueshme nga ata. Tashmë është çështje teknike, këto procedurat të cilat po kërkohen dhe për të cilat unë besoj se do të kemi argumente që të mos ketë vonesa në ofrimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në zonën Shengen”, tha Sveça.

Ai beson se të gjitha shtetet në BE kanë qëndrim pozitiv për liberalizimin e vizave dhe thotë se ditëve do vazhdim “do të sqarohen” gjërat.

“Unë jam optimist, se jo vetëm Franca, por edhe të gjitha shtetet e BE-së kanë qëndrim pozitiv në raport me këtë çështje. Besoj se ditëve në vazhdim ku do të kemi takime, unë do të jem edhe në Pragë, do të sqarohen këto gjëra”, tha ai në A2CNN

Ministri thotë se brenda këtij viti mund të ketë vendime pozitive për Kosovën, por se “nuk është koha për festë”.

“Unë besoj se perspektiva është e mirë. Unë besoj se brenda këtij viti, ne do të kemi vendime pozitive. Nuk është koha për festë, është koha për të punuar edhe më shumë”, tha ai. /Express/

 

 

Poste të ngjashme

Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

24/10/2022, 19:06

Nënkryetarja e Partisë Demokratike te Kosovës, Vlora Çitaku mendonse  se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër, e cila...

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

20/10/2022, 10:32

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, përpara se ta nis seancën e sotme ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e...

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

18/10/2022, 12:15

Johannes Madsen nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se Raporti për Kosovën na përkujton propozimin heqjen e vizave...

Dokument| Xhipat e presidentes Osmani bëhen me xhama të zinj

Dokument| Xhipat e presidentes Osmani bëhen me xhama të zinj

18/10/2022, 12:00

Veturat e Presidencës së Kosovës do të bëhen me xhama të zinj. Zyra e saj tashmë ka dhënë edhe një...

Hysni Gucati operohet për të 28-tën herë nga plagët e luftës, djali i tij jep detaje për gjendjen shëndetësore të babait

Hysni Gucati operohet për të 28-tën herë nga plagët e luftës, djali i tij jep detaje për gjendjen shëndetësore të babait

18/10/2022, 11:55

Hysni Gucati ish kryetar i OVL-UÇK-së është operuar për të 28-tën herë nga plagët e luftës. Për dallim nga herët...

Lajmi i fundit

Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

24/10/2022, 19:06
Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

20/10/2022, 10:32
Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

18/10/2022, 12:15
“A t’mungoj” – publikohet e plotë kënga që u bë virale në TikTok

“A t’mungoj” – publikohet e plotë kënga që u bë virale në TikTok

18/10/2022, 12:04
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info