Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin.
Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të parë ballafaqohet me Tahir Batatinën.
Llapjanët janë në vendin e 7-të në tabelë me 33 pikë, po aq sa ka edhe Drenica që është në zonën e barazhit.
Ndërsa Gjilani është më i qetë, duke okupuar vendin e 4-të me 43 pikë.
Ndeshja Gjilani vs LLapi zhvillohet nga ora 15:00.