Me homazhe dhe nderime u shënua 23-vjetori i rënies së dëshmorëve Hajdin Haliti dhe Sami Plakolli në Orllan
Sot bëhen 23 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Hajdi Haliti dhe Sami Plakolli.
Në nderim të veprës heroike për luftë të lavdishme të dëshmorëve të kombit, Hajdin Haliti dhe Sami Plakolli, sot janë bërë homazhe dhe nderime te përmendoreja, tek vendi i rënies i cili ka marr edhe emrin Kodra e dëshmorëve në Orllan
Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin shumë qytetarë, po ashtu edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Deputet te kësaj ane, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.
<Në fjalimin e mbajtur tek vendi i rënies mbi fshatin Orllan, kryetari Bulliqi e ka çmuar lart jetën dhe veprën e të rënëve, duke theksuar se luftëtarët e lirisë siç ishin Hajdini e Samiu, e bënë te mundur që populli i Kosovës te arrij lirin. Lavdi e nderim përjetë për dëshmorët e Orllanit dhe gjithë dëshmorët e lirisë!