Visionpress.info
  • Lajme
    • Kosove
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Sporte tjera
  • Showbiz
    • VIP
    • Kulture & Art
    • Muzike/TV
    • Thashetheme
  • Shëndeti
    • Ushqimi/Dieta
    • Keshilla
    • Fit
  • Tech & Auto
  • Argetim
    • Kuorizitete
    • Rrjetet Sociale
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Si të përgjigjeni në pyetjen “Cila pjesë e pozitës ju duket më sfiduesja?”

Si të përgjigjeni në pyetjen “Cila pjesë e pozitës ju duket më sfiduesja?”

Si të përgjigjeni në pyetjen “Cila pjesë e pozitës ju duket më sfiduesja?”

Intervista është mjeti më i rëndësishëm që përdoret nga punëdhënësi, për t’i vlerësuar kandidatët, se cili prej tyre është i duhuri që t’i përshtatet pozitës. Njëra ndër mënyrat është edhe të shikojë se cilat aspekte të saj i duken kandidatit si më të vështirat për t’i zotëruar. Disa intervistues, mund t’ua bëjnë më të lehtë kandidatëve duke i pyetur ata se cilat janë aspektet më të lehta në atë pozitë, për të cilën kanë kandiduar.

Aspektet më sfiduese

Hajde ne Neptun ne Podujeve Hajde ne Neptun ne Podujeve Hajde ne Neptun ne Podujeve

Ashtu si me pyetjen më të zakonshme të intervistës, “Cila është dobësia juaj më e madhe?”, rekruteri mund t’i pyesë aplikantët, se cilën pjesë e shohin si më sfiduesen për atë pozitë. Është e rëndësishme që të jeni të sinqertë, por jo edhe ta përjashtosh veten si kandidat.

Përqendrohuni në përshkrimin e punës

Mënyra më e mirë për t’u përgjigjur në këtë pyetje është të analizoni gjithë pozitën që pretendoni ta fitoni, pastaj të mendoni se cilat janë disa nga detyrat (apo vetëm një detyrë), që ju duke më e vështirë bazuar në përvojat e të kaluarës. Filloni duke e ndarë punën që keni në pjesë dhe mendoni se cilat aftësi, njohuri dhe përvoja do t’ju duhen për secilën! Përveç kësaj, mendoni edhe për pjesët e tjera për të cilat mendoni që do t’ju duhet më shumë punë dhe mësim për t’i përvetësuar. Por, sigurohuni që t’i përputhni kualifikimet tuaja me kërkesat e pozitës!

Theksoni sfidat që mund të zgjidhen lehtë

Zakonisht është mirë të zgjidhni aspekte të punës që nuk janë thelbësore për rolin që do të keni. Për shembull, nëse jeni një gazetar që po aplikoni për një pozitë si redaktues në internet, mund ta përmendni se po punoni për t’i përmirësuar aftësitë tuaja si fotoreporter apo në video. Pra, nuk duhet të thoni që sfida më e madhe është korrigjimi dhe shkrimi i teksteve, sepse si redaktor këto janë përgjegjësitë themelore të pozitës.

Përzgjedhja e një fushe njohurie apo aftësie që ju mungon është më e këshillueshme se sa të zgjidhni një tipar të personalitetit, i cili është vështirë i ndryshueshëm. Për shembull, nëse keni aplikuar për një pozitë në shitje, nuk është mirë të thoni që kontakti me njerëz të rinj ju bën të ndiheni nervoz dhe jo rehat! Në vend të kësaj mund të thoni se keni pak mungesë në ndonjë program kompjuterik, por që do të kujdeseni për t’i përmirësuar ato ngecje.

Tregoni se si do ta kapërceni sfidën

Gjithmonë në një intervistë punë, cilado qoftë pyetja, pas ndonjë mangësie, duhet të tregoni që ju nuk jeni pajtuar të vazhdoni gjithë jetën me të, por pasi e keni vërejtur që po ju mungon ju keni bërë dhe do të bëni të pamundurën për ta rregulluar. Për shembull, ju mund të thoni që do ta merrni një kurs, të bëni trajnime në internet, apo të merrni seminare për një temë për të cilën keni nevojë për ndihmë. Madje, ju gjithashtu mund të përmendni që keni qenë gjithmonë një nxënës i zellshëm e që keni mësuar shpejt.

Jini të sinqertë dhe specifik

Kur bëhet një pyetje që ju kërkon të përmendni diçka negative, mund t’ju duket më mirë që t’i silleni përgjigjes duke e kamufluar atë, mirëpo kjo nuk është mënyra e duhur. Në përgjigje të tilla rektruterët mendojnë që nuk jeni person i sinqertë dhe rrjedhimisht as kandidat i denjë për atë pozitë. Punëdhënësit i duan ata kandidatë që janë të vetëdijshëm për mangësitë që çdo njeri mund t’i posedojë, por edhe punon për t’i larguar ato.

SHEMBUJ

1. Një nga sfidat e mia më të mëdha do të jetë përshtatja me rrjedhën e re të punës dhe krijimi i një lloji të ri raporti për t’ia prezantuar klientëve. Plani im është që të bëj më shumë pyetje kur përgatis raportin tim të parë. Por, gjithashtu do të kërkoj nga kolegët që ta rishikojnë raportin, përpara se ta ndajë atë me klientët.

2. Më parë e kam përdorur shumë programin e përpunimit dhe prezantimit të Microsoft Word dhe nuk i kam përdorur ekuivaletët e tjerë në internet. Do të më duhet të mësoj një seri të re të shkurtore të tastierës, në mënyrë që të funksionojë më shpejt, do t’i kushtojë kohë leximit dhe postimeve në blog, e po ashtu do të shikojë edhe udhëzime në internet.

3. Jam i/e ngazëllyer nga ideja e organizimeve të konferencave, Brenda dhe jashtë vendit nëse është nevoja, por që padyshim do të jetë një sfidë. Nëse ndalem dhe e shikoj në të kaluarën, kam organizuar ngjarje të mëdha për kompani të ndryshme. Përveç kësaj, kam organizuar edhe ngjarje personale, duke përfshirë këtu edhe bashkim familjar prej 100 e më shumë personash, darka apo pushime për ekipin prej 200 personash. Nëse e marr këtë punë, një nga gjërat e para që do të bëj është të takohem me personin e cili organizoi përvjetorin e vitit të kaluar dhe do të marr disa këshilla nga ai.

Poste të ngjashme

Nëntë vjeçarja që ndaloi ndërtimin e kompanisë e naftës në vendin e saj

Nëntë vjeçarja që ndaloi ndërtimin e kompanisë e naftës në vendin e saj

05/03/2021, 22:04

Një komunitet që përkujdeset për ambientin në Los Anxhelos filloi luftën e tyre kundër një kompanie nafte që ata pretenduan...

10 filma romantik që nuk duhet humbur

10 filma romantik që nuk duhet humbur

27/02/2021, 13:52

Dëshironi të shikoni film por nuk mund të bëni zgjedhjen e duhur? Këta janë 10 filmat të cilët nuk duhet...

91-vjeçarja që shndërroi fshatin e saj në galeri arti

91-vjeçarja që shndërroi fshatin e saj në galeri arti

26/02/2021, 10:37

Arti gjithmonë ka mahnitur njerëzimin, pasi artisti ka ditur gjithmonë të shfaqë kreativitetin në mënyra të ndryshme e të veçanta....

Hapat që ju ndihmojnë të mos bëni gabime kur dorëzoni dokumentet për aplikimet e punës

Hapat që ju ndihmojnë të mos bëni gabime kur dorëzoni dokumentet për aplikimet e punës

26/02/2021, 8:24

Hapat që ju ndihmojnë të mos bëni gabime kur dorëzoni dokumentet për aplikimet e punës Punëdhënësit dinë të jenë shumë...

Kina “ia ftofë” Tesla-s, ia kalon me shitje me një veturë elektrike për 3.700 euro

Kina “ia ftofë” Tesla-s, ia kalon me shitje me një veturë elektrike për 3.700 euro

25/02/2021, 9:25

Një veturë elektrike që kushton vetëm 3.700 euro po shitet në Kinë më shumë sesa veturat e prodhuesit të njohur...

Lajmi i fundit

Inspektorët zbrazin kafiteritë e stërmbushura në rrugën ‘B’ në Prishtinë – gjobisin qytetarët dhe pronarët e lokaleve

Inspektorët zbrazin kafiteritë e stërmbushura në rrugën ‘B’ në Prishtinë – gjobisin qytetarët dhe pronarët e lokaleve

05/03/2021, 22:28
Shkon në mbi 70 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Gjermani

Franca raporton rekord të pacientëve me Covid-19

05/03/2021, 22:14
Nëntë vjeçarja që ndaloi ndërtimin e kompanisë e naftës në vendin e saj

Nëntë vjeçarja që ndaloi ndërtimin e kompanisë e naftës në vendin e saj

05/03/2021, 22:04
Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

05/03/2021, 22:02
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Aktualiteti
  • Argetim
  • Basketboll
  • Covid-19
  • Ekonomi
  • Fit
  • Fokus
  • Futboll
  • Keshilla
  • Kosove
  • Kulture & Art
  • Kuorizitete
  • Lajme
  • Moti
  • Muzike/TV
  • Rajoni & Bota
  • Rrjetet Sociale
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Tech & Auto
  • Thashetheme
  • Ushqimi/Dieta
  • Video
  • VIP

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajme
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
    • Futboll
    • Basketboll
    • Sporte tjera
  • Showbiz
    • Të gjitha
    • VIP
    • Kulture & Art
    • Muzike/TV
    • Thashetheme
  • Shëndeti
    • Të gjitha
    • Ushqimi/Dieta
    • Keshilla
    • Fit
  • Tech & Auto
  • Argetim
    • Të gjitha
    • Kuorizitete
    • Rrjetet Sociale
  • Video

© 2020 Visionpress.info