Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shkarkimi i Dakës pjesë e raportit të DASH-it vlerësohet si “njollë e zezë” për Kosovën

Shkarkimi i Dakës pjesë e raportit të DASH-it vlerësohet si “njollë e zezë” për Kosovën

Vendimi për shkarkimin e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, i përmendur në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, sipas analistëve është “njollë e zezë” për vendin.

DASH-i ka publikuar të martën raportin për Kosovën, ku në mesin e shumë çështjeve përmendet edhe shkarkimi i Dakës nga posti në KQZ si vendim “i motivuar politikisht”.

Ndonëse për këtë konstatim, DASH-i ka cituar partitë opozitare dhe shoqërinë civile – sipas përfaqësuesve të kësaj të fundit, vetë përfshirja e tij në raport “përbën edhe vlerësim të tyre”.

“Pavarësisht që të gjitha raportet nuk japin vlerësimet e tyre mbi këtë çështje, faktin që përmendin se shoqëria civile dhe partitë opozitare e kanë vlerësuar si të ndikuar politikisht, mund të themi që përbën edhe vlerësim të tyre (DASH-it), sepse mos ta pajtoheshin me këtë konstatim, nuk do ta përfshinin në raportet e tyre”, thotë për Telegrafin, Eugen Cakolli nga “Instituti Demokratik i Kosovës”.

Ai shtoi se përmendja e kësaj çështje në raportin e departamentit amerikan tregon se “në sytë e faktorit ndërkombëtar shkarkimi i Dakës do të perceptohet si vendim arbitrar i cili cenon funksionimin e KQZ-së si institucion kryesor për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë”.

Madje, sipas tij, jo vetëm në raportin e DASH-it, por vendimi për shkarkimin e Dakës do të përfshihet edhe në raportet e tjera ndërkombëtare për Kosovën, përfshirë këtu Raportin e Progresit.

“Çështja e përfundimit të mandatit të ish-kryesueses së KQZ-së znj. Daka nga presidentja Osmani, ka qenë, është dhe do të jetë një prej çështjeve dhe pikëve negative që do t’i marrë Kosova në pothuajse çdo vlerësim në raportet ndërkombëtare, duke përfshirë këtu raportin e DASH-it, atë të misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve e besoj se do të jetë edhe pjesë e raportit të progresit dhe raporteve tjerë ndërkombëtare për Kosovën”, deklaroi Cakolli.

“Pra, shkarkimi i Dakës do të vijojë të përmendet sepse në esencë ka qenë vendim i padrejtë, i pabazuar dhe e vetmja arsye që ka çuar në një vendim të tillë ka qenë motivi politik i zonjës Osmani”, shtoi ai.

Ndërsa, Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus”, thotë se është koha që presidentja Osmani t’i marrë seriozisht kritikat dhe të mos sulmojë edhe SHBA-të, ashtu siç ka bërë më herët me misionin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Përderisa Presidentja Osmani-Sadriu citon ‘llafe llafe’ të Dafina Zeqirit, reagimi i organizatave te shoqërisë civile po merret si burim kredibil nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian”, deklaroi Krasniqi në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.

Mes tjerash, ai tha se shkarkimi i Dakës ka qenë shkelje kushtetuese, ndërsa kujtoi rastin e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga Kuvendi – për të cilin rast Gjykata Kushtetuese më vonë kishte konstatuar se është shkelur Kushtetuta, ndaj dhe e kishte anuluar vendimin.

“Në një rast të ngjashëm me shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil nga Kuvendi, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar shkeljen pasi asnjë anëtar i institucioneve të pavarura kushtetuese nuk mund të shkarkohet mbi bazën e vendimmarrjes kolektive, gjë të cilën Presidentja Osmani-Sadriu e kishte bërë në rastin e shkarkimit të znj. Daka”, përfundoi Krasniqi.

Ndërkaq, Artan Murati, këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani, konsideron se raporti i DASH-it nuk e ka quajtur vendimin e Presidentes për ndërprerjen e mandatit të kryesueses së KQZ-së si politikisht të motivuar.

Sipas tij, raporti nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket këtyre ngjarjeve, përfshirë opozitën dhe organizatat e shoqërisë civile.

“DASH-i nuk ka bërë asnjë vlerësim të procesit”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 14 qershor 2022, me arsyetimin që “…sidomos gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së”.

Shkarkimin e Dakës e patën kundërshtuar 11 organizata të shoqërisë civile, duke e cilësuar si vendim të motivuar politikisht, “si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”.

Ndërsa, vetë Daka i pati dërguar kërkesë Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj, me besimin që ky institucion çështjen do ta dërgonte në Kushtetuese, por një gjë e tillë nuk pati ndodhur pasi ankesa ishte anuluar.

Ndryshe, edhe Misioni i Bashkimit Evropian pari publikuar një raport mbi procesin zgjedhor të 17 tetorit, ku thuhej se ekziston një dispozitë ligjore e paqartë lidhur me vendimin e presidentes Osmani, për shkarkimin e Dakës.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin gjeneral për Kosovë të organizatës CARITAS, Gerhard Schaumberger, për...

Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar publikisht Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të...

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02

LDK ka zhvilluar një aksion para fillimi të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit e Komunës së Podujevës, ku si pikë e...

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur para të pranishmëve në protestën e punëtorëve të sektorit publik. Jasharaj ka thënë...

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

20/05/2022, 13:39

Pas veprimit që pati ndaj drejtorit të drejtorisë së arsimit në Podujevë Avni Fetahu, Ekrem Rrahmani ka mbajtur një fjalim...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45
Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45
“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02
Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info