Një thesë miell, prej 25 kilogramë, aktualisht shitet me një çmim prej 15 euro e 50 cent nëpër tregjet e Prishtinës. Kjo sipas të dhënave të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila ka filluar me publikimin e çmimeve ditore për artikujt bazë.
Ndërsa 5 kilogramë miell të tipit Dellino, sipas ASK-së, po tregtohen me një çmim prej 3 euro e 44 cent.