Policia ka bërë te ditur se një rrahje ka ndodhur ne fshatin Kerpimeh .
Raporti i Plotë i Policise se Kosoves:
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë te panjohur për ankuesin. Sipas tij njëri prej të dyshuarve ka nxjerr një armë nga brezi por nuk e ka përdorur. Dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak te një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet tyre. Rasti nën hetime.