Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rrahimaj i VV’së e propozon për nënkryetar njeriun që mendon si Jabllanoviqi për nënat gjakovare, Kuvendi ia miraton

Rrahimaj i VV’së e propozon për nënkryetar njeriun që mendon si Jabllanoviqi për nënat gjakovare, Kuvendi ia miraton

Kryetari i Kamenicës nga radhët e Vetëvendosjes, Kadri Rahimaj, ka konfirmuar për Gazetën Express se ka propozuar Dalibor Filipoviqin për nënkryetar të komunës dhe se i njëjti është votuar në Kuvendin Komunal të Kamenicës.

Filipoviq në profilin e tij në ‘facebook’ në vitin 2016 kishte shprehur admirim për ish-ministrin Jabllanoviq, kur ky i fundit ishte shkarkuar për shkak se i kishte quajtur “egërsira” nënat gjakovare.

Filipoviq në komentin e postimit të tij kishte thënë se “Jabllanoviq është njeri i mirë” dhe se “s’ka gabuar kur i ka quajtur egërsira shqiptarët”.

Megjithatë, Rahimaj tha se akoma se ka nënshkruar vendimin për emërimin e Filipoviqit, meqë po e pret vendimin e MAPL-së për ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes.

Megjithatë konfirmon se propozimin e ka bërë vetë dhe se Kuvendi e ka miratuar.

“Propozimi i Dalibor Filipoviq për nënkryetar ka ardhë nga unë si nënkryetar dhe është votuar në Kuvendin Komunal. Çdo vendim i Kuvendit Komunal  e merr ligjshmërinë në MAPL. Nëse MAPL e konfirmon ligjshmërinë ai emërohet”, tha Rahimaj për Express.

Rrahimaj tutje tha se Komuna akoma është pa nënkryetar por nëse del të jetë e vërtetë se Filipoviq ka mbështetur ish-ministrin Jabllanoviq kur i ka fyer nënat gjakovare atëherë s’do ta nënshkruaj vendimin për emërimin e tij si nënkryetar.

“Nuk po e di rastin që ka fyer nënat gjakovare nëse është e vërtetë ai nuk do të emërohet atëherë. Komuna e Kamenicës gjatë gjithë kohës ka pasë kryetar të komuniteteve, Filipoviq nuk i takon Listës Serbe dhe asambleistët e Listës Serbe s’e kanë votuar në Kuvendin Komunal. Ky ka qenë kryetar i partisë lokale në Hajnoc dhe me profesion është jurist.  Vendimin nuk e kam marrë ende për emërim sepse po e presim konfirmimin prej MAPL-së, por nëse del diçka e tillë e vërtetë nuk e nënshkruaj vendimin për emërim. Pra, komuna e Kamenicës nuk ka ende nënkryetar vetëm është votuar në Kuvendin Komunal ne po presim ligjshmërinë e vendimit nga MAPL-ja”, tha Rahimaj në një prononcim për Express të shtunën.

Dalibor Filipoviq në disa postime në Facebook e kishte mbështetur ish-ministrin për Kthim dhe Komunitete Aleksander Jabllanoviq për fyerje që i kishte bërë ndaj nënave gjakovare duke thënë se nuk ka qenë gabim nëse i ka quajtur “egërsira”

Për termin që ka përdorur Jabllanoviq ndaj nënave gjakovare ai ishte shkarkuar nga posti i ministrit pas presioneve dhe protestave.

Poste të ngjashme

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

16/05/2022, 11:25

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin "Adem Jashari" dhe atë të Gjilanit Punimet në stadiumin...

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

16/05/2022, 10:34

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Në prill...

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16

Bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, bëmë homazhe te varri i Presidentit Historik...

Hisen Berisha pritet të zëvendësojë Uran Ismailin në Kuvend

Deputeti i PDK-së akuzon rëndë për mashtrim kryeministrin dhe shoqatën e veteranëve

16/05/2022, 9:12

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar...

Kryesia nuk diskuton për Trustin, Haxhiu: Armend Muja po e pengon qëllimisht

Kryesia nuk diskuton për Trustin, Haxhiu: Armend Muja po e pengon qëllimisht

16/05/2022, 9:04

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës....

Lajmi i fundit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

16/05/2022, 11:25
Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

16/05/2022, 10:34
Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16
Hisen Berisha pritet të zëvendësojë Uran Ismailin në Kuvend

Deputeti i PDK-së akuzon rëndë për mashtrim kryeministrin dhe shoqatën e veteranëve

16/05/2022, 9:12
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info