Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Reshitaj: Jam pjesë e AAK-së, mendimi ndryshe është pjesë e demokracisë

Reshitaj: Jam pjesë e AAK-së, mendimi ndryshe është pjesë e demokracisë

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, përmes një postimi në Facebook ka sqaruar pse vendosi që dje të qëndrojë në seancë kur po votohej për president.

Ajo thotë se janë dy arsye, mos shkuarja në zgjedhjet ë reja, dhe mos lesjimi që Lista Serbe ta bllokojë vendin me direktiva të Beogradit.

Reshitaj thotë se ajo vazhdon të jetë pjesë e AAK-së, dhe beson që mendimi ndryshe është pjesë e demokracisë brenda partisë që i takoj.

ADVERTISEMENT

Postimi i saj:

Të dashur qytetarë dhe votues të nderuar,

Ashtu siç kam bërë të ditur në paraqitjet e mija në Kuvendin e Kosovës, po e ndjej obligim të sqarohem edhe njëherë rreth vendimit tim për të qëndruar në seancë kur po votohej për president.

Janë dy arsye kryesore për këtë:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë në një situatë të rënduar nga Pandemia, do të ishin rrezik tepër i madh për qytetarët tanë, të cilët sot më shumë se kurrë kanë nevojë që institucionet të merren me menaxhimin e kësaj gjendje dhe jo të kontribuojmë që situata të përkeqësohet.

Si një profesioniste shëndetësore nuk kam mundur ta bindi vetën që diçka e tillë të ndodh.

Së dyti, me një rëndësi jashtëzakonisht të madhe në integritetin e shtetit të Kosovës, është fakti se ne nuk mund të lejojmë që Lista Serbe të arrijë që ta bllokoj vendin me direktiva nga politika e Beogradit ashtu siç kemi qenë të detyruar në të kaluarën.

Qëndrimin tim e kam shfaqur secilën here në forumet tona partiake, ku kam dhënë mendimin dhe kam propozuar e argumentuar nevojën e reflektimit politik, me qëllim të konsolidimit institucional.

Ndërkaq për zërat dezinformues dhe me tendenca të caktuara se gjoja mund të ketë qënë ndonjë interes personal i imi që më ka shtyer të marr atë vendim, më vjen keq për nivelin e tillë të propagandave dhe trillimeve. Në këtë aspekt e ritheksoj që qëndrimi im është i bazuar vetëm në arsyet humane dhe profesionale sepse kështu e kam të ndërtuar karakterin dhe personalitetin tim.

Për këtë, më mirë se çdo fjalë e thënë, koha do t’i dëshmojë të gjitha.Poashtu dua të bëj me dije se nuk është e vërtetë që jam larguar nga partia të cilës i takoj dhe kam kaluar në ndonjë grup tjetër parlamentar, ashtu siç përgënjeshtroj çdo tendencë që e përfshijnë emrin tim si një kandidate eventuale për kryetare të Komunës së Suharekës.

Unë jam pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës derisa besoj që edhe mendimi ndryshe është pjesë e demokracisë brenda partisë që i takoj

Poste të ngjashme

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

11/08/2022, 17:30

Lufta në Ukrainë dhe pasojat që ajo ka sjellë, si inflacioni i lartë apo mungesa e disa produkteve, kanë bërë...

E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

11/08/2022, 17:16

Qitjet me armë zjarri në Kosovë, gjatë një dasme apo në ndonjë festë tjetër familjare, nxjerrin në pah se qytetarët,...

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

11/08/2022, 17:14

Shpërthime të forta janë dëgjuar në aeroportin ushtarak Ziabrovka të Bjellorusisë, që ndodhet në rajonin Gomel pranë kufirit me Ukrainën....

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

11/08/2022, 17:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes. Në njoftimin e ZPRK-së,...

Zeka: Edi Rama ka vepruar si burrshtetas, jo si kryetar partie

Milaim Zeka: Jam kundër shamisë në shkolla, ata që duan, ta vendosin në ambiente private

11/08/2022, 16:58

Gazetari Milaim Zeka është përfshirë në debatin mbi lejimin e mbulesës për vajzat e mitura në shkolla publike. Zeka tha...

Lajmi i fundit

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

11/08/2022, 17:30
E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

11/08/2022, 17:16
Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

11/08/2022, 17:14
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

11/08/2022, 17:08
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info