Me fillimin e Ramazanit mensa e studentëve ka ndërprerë ofrimin e syfyrit dhe përgatitja brenda konvikteve është bërë thuajse e pamundur.
Në një ‘storie’ të T7, Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, pretendon se kërkesa e studentëve për hapjen e shërbimit të syfyrit është refuzuar pasi procedurat e brendshme të QS-së e ndalojnë një kërkesë të tillë.
Një prej studentëve që qëndron në këtë qendër ka marrë iniciativën për të gjetur një zgjidhje pak ditë më parë.
“Jetimat e Ballkanit”, një organizatë humanitare, ishte e gatshme të ndihmonte.
Pavarësisht kësaj, nuk u gjet asnjë ilaç dhe Sopaj tregon burimin e problemit.
Refuzimin e një kërkese të tillë e arsyetoi drejtori i Qendrës Studentore Fatmir Sfishta.
Megjithatë, ai premton se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për servirjen e ushqimit në syfyr.
Nëse nuk i jepet zgjidhje situatës, studentët banues në Qendrën Studentore kanë kërcënuar se do të protestojnë./nacionale