Në mëngjesin e 28 prillit, gazetat dhe tabloidet serbe që kontrollohen nga pushteti i Aleksandar Vuçiqit papritmas ndërruan anë dhe e portretuan negativisht Vladimir Putinin, mikun e afërt të Vuçiqit.
Gazetari i BBC-së, Francis Scarr thotë seraportimet kundër Putinit në faqet e para të gazetave serbe ka të bëjë me përgatitjen e terrenit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë.
“Si duket ato po e përgatitin terrenin për sanksione ndaj Rusisë sipas një kolegu nga Serbia”, ka shkruar Scarr.h
Sot tabloidet serbe por edhe mediat më “serioze” që i ka në dorë Vuçiq, kanë shpërthyer me ballina antiputin duke thënë se ai në këtë mënyrë po e njeh Kosovën.
Një ditë pas deklaratës së Putinit për Kosovën si një precedent për njohjen nga Rusia të rajoneve të Ukrainës, të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR), mediat serbe reaguan në mënyrë agresive ndaj fjalëve të tij.
Nga ana tjetër, faqet e para të gazetës serbe të së enjtes, veçanërisht ato të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit, tregojnë hapur tronditjen, nga ato që tha Putin.
Tutje, Blic sjell një ballinë në të cilën vihet në pikëpyetje besnikëria e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.
