Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Raporti i plotë i KQZ’së që konstaton shkeljet dhe nuk i njeh dy kryetarët e zgjedhur të partisë “Guxo”

Raporti i plotë i KQZ’së që konstaton shkeljet dhe nuk i njeh dy kryetarët e zgjedhur të partisë “Guxo”

Partia “Guxo” duhet të shkojë sërish në një kuvend zgjedhor të brendshëm për zgjedhjen e lidershipit të saj kur u duk fillimisht se u rehatua me dy Kryetarë në krye të saj.

Kuvendi i kësaj partie i datës 7 shtator 2022 në Prishtinë po del të jetë zhvilluar jashtë rregullave që përcaktohen në rregulloret e brendshme të KQZ-së për regjistrimin dhe certifikimin e partive politike në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Në raportin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim të KQZ-së konstatohen një varg shkeljesh në Kuvendin zgjedhor të partisë “Guxo”.

https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf

Vërejtja më e madhe e raportit është tek votimi dhe zgjedhja e dy Kryetarëve të partisë “Guxo”. Madje sipas monitoruesve, kjo çështje u shtruar si shqetësim edhe nga disa pjesëmarrës por Donika Gërvalla arsyetoi se ka shembuj të tillë të partive me dy kryetarë edhe në Gjermani.

Në raport, thuhet se me datën 13 shtator 2022, përfaqësuesi i partisë politike “Guxo” ka dorëzuar në Zyrë materialet nga Kuvendi, dhe tek pjesa e njoftimit të ndryshimeve, në pjesën ku duhet të nënshkruhet Kryetari, është nënshkruar Faton Peci.

“Sipas shpjegimit të përfaqësuesit të partisë politike Guxo, votimi i dy Kryetarëve ishte më shumë veprim politik dhe se në arenën politike Guxo do të përfaqësohet nga dy Kryetarë, Donika Gërvalla Schwarz dhe Faton Peci, të cilët janë votuar në Kuvend ndërsa ligjërisht Guxo përfaqësohet vetëm nga Faton Peci”, thotë raporti.

Në rekomandimet e mëtejshme të Zyrës, thuhet se ndryshimet e statutit dhe përshtatshmëria ligjore nuk janë në përputhje me Rregullën 01/2013, pra konsiderohet si shkelje.

“Zyra vlerëson që ndryshimi i Statutit të partisë politike për të lejuar partinë të ketë më shumë se një Kryetar, është shkelje e Rregullës 01/2013 për Regjstrimin dhe veprimin e partive politike, më saktësisht e çdo neni ku përmendet Kryetari si një person i vetëm. Pra kjo Rregullë në asnjë nen nuk e thekson mundësinë që një parti politike e regjistruar mund të ketë më shumë se një kryetar” thuhet në raport mbi punën e Kuvendit Zgjedhor të Partisë Politike “Guxp”, i datës 14 shtator 2022.

   

Përpos kësaj, thekson raporti, të gjitha dokumentet zyrtare të Zyrës, duke filluar nga ato për përmubshjen e obligimeve të rregullta deri ato zgjedhore, kërkohet në shkrimi i një Kryetari dhe Zyra ligjërisht njeh vetëm një Kryetar të një partie politike.

Në bazë të këtyre gjetjeve, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike të KQZ e njeh si të pavlefshëm procesin e zgjedhjes së dy Kryetarëve të partisë “Guxo”.

“Duke u nisur nga çfarë u tha më lartë, në përputhje me nenin 14, paragrafi 3 i Rregullës 01/2013 i cili thekson se ndryshimi i Stautit të partisë politike që nuk është në përputhje me këtë Rregull, është i pavlefshëm. Zyra konstaton se ndryshimet e Statutit të partisë politike Guxo që kanë dalur nga Kuvendi i parë themelues i datës 7 shtator 2022, janë të pavlefshme dhe rrjedhimisht votimi i dy Kryetarëve konsiderohet i pafvlefshëm” thuhet në raport.

Në fund, Zyra rekomandon që Statuti legjitim i partisë politike “Guxo” të konsidrohet ai me të cilin është regjistruar partia politike.

Zyra për Regjistirmin e Partive Politike të KQZ-së i rekomandon partisë politike “Guxo” që brenda 45 ditësh të sigurojë zgjedhjen e një Kryetari të vetëm të partisë politike në përputhje me Statutin e partisë politike.

Poste të ngjashme

Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

24/10/2022, 19:06

Nënkryetarja e Partisë Demokratike te Kosovës, Vlora Çitaku mendonse  se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër, e cila...

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

20/10/2022, 10:32

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, përpara se ta nis seancën e sotme ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e...

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

18/10/2022, 12:15

Johannes Madsen nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se Raporti për Kosovën na përkujton propozimin heqjen e vizave...

Dokument| Xhipat e presidentes Osmani bëhen me xhama të zinj

Dokument| Xhipat e presidentes Osmani bëhen me xhama të zinj

18/10/2022, 12:00

Veturat e Presidencës së Kosovës do të bëhen me xhama të zinj. Zyra e saj tashmë ka dhënë edhe një...

Hysni Gucati operohet për të 28-tën herë nga plagët e luftës, djali i tij jep detaje për gjendjen shëndetësore të babait

Hysni Gucati operohet për të 28-tën herë nga plagët e luftës, djali i tij jep detaje për gjendjen shëndetësore të babait

18/10/2022, 11:55

Hysni Gucati ish kryetar i OVL-UÇK-së është operuar për të 28-tën herë nga plagët e luftës. Për dallim nga herët...

Lajmi i fundit

Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

24/10/2022, 19:06
Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

20/10/2022, 10:32
Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

18/10/2022, 12:15
“A t’mungoj” – publikohet e plotë kënga që u bë virale në TikTok

“A t’mungoj” – publikohet e plotë kënga që u bë virale në TikTok

18/10/2022, 12:04
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info