Visionpress.info
  • Lajme
    • Kosove
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Sporte tjera
  • Showbiz
    • VIP
    • Kulture & Art
    • Muzike/TV
    • Thashetheme
  • Shëndeti
    • Ushqimi/Dieta
    • Keshilla
    • Fit
  • Tech & Auto
  • Argetim
    • Kuorizitete
    • Rrjetet Sociale
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Qeveria spanjolle jep leje për zhvillimin e ndeshjes me Kosovën në Spanjë

Qeveria spanjolle jep leje për zhvillimin e ndeshjes me Kosovën në Spanjë

Qeveria e Spanjës e ka dhënë lejen për zhvillimin e ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2022 mes Kombëtares spanjolle dhe asaj kosovare në Spanjë, duke i hedhur poshtë thashethemet se vendi i Gadishullit Iberik do të kërkojë të takohet me Kosovën në një terren neutral.

Federata e Futbollit e Spanjës e ka caktuar tashmë Stadiumin “Estadio de la Cartuja” nw Sevillë, si vendin ku do ta mirëpresë Kosovën më 31 mars për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës dhe sipas gazetës “Sport”, është vetëm në pritje të autorizimit nga qeveria në Madrid, për të cilin thotë se do të bëhet publik së shpejti, raporton Gazeta Express.

“Qeveria e ka dhënë dritën e gjelbër për zhvillimin e ndeshjes në Spanjë dhe nuk ka gjetur terren neutral. Ky vendim, megjithatë, nuk nënkupton se Spanja e njeh pavarësinë e Kosovës”, shkruan e përditshmja spanjolle.

Hajde ne Neptun ne Podujeve Hajde ne Neptun ne Podujeve Hajde ne Neptun ne Podujeve

Kosova është pjesë e Grupit B bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, katër kombëtare, tri prej të cilave s’e kanë njohur pavarësinë e saj.

Verdhekaltërve i ra shorti të luajnë në Grupin A, në fakt, por duke qenë se në atë grup ishte edhe Serbia, atëherë ata u zhvendosën në Grupin B, sipas rregullave të shortit të FIFA-s. Për çështje politike, Kosova nuk mund të ishte në një grup me Serbinë, Rusinë dhe Bosnjën.

Spanja s’e njeh Kosovën kryesisht për shkak të Katalonjës, rajonit të vet verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja.

Në të kaluarën, Spanja nuk i kishte njohur simbolet e shtetit të Kosovës në organizimet e saj të ngjarjeve sportive.

Kosova ishte detyruar të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona dhe në Kampionatin Botëror të Karatesë në Madrid në vitin 2018 pa simbole shtetërore, për shkak të qëndrimit të qeverisë spanjolle.

Por vetëm një vit më vonë, Spanja i vuajti pasojat e mos pranimit të simboleve shtetërore të Kosovës.

Në vitin 2019, UEFA ia hoqi Spanjës organizimin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian U-17, sepse kishte refuzuar t’i njihte simbolet shtetërore të Kosovës.

Spanja duhej t’i organizonte ndeshjet e Grupit 5, në të cilin bënin pjesë vetë ajo, Kosova, Greqia dhe Ukraina. UEFA vendosi që ndeshjet të zhvilloheshin në Zvicër.

Federata e Futbollit e Spanjës u detyrua t’i paguajë të gjitha shpenzimet e dy ndeshjeve me Kosovën në Nyon.

Poste të ngjashme

FC Prishtina e fiton turneun e futsallit “Adem Jashari”

FC Prishtina e fiton turneun e futsallit “Adem Jashari”

05/03/2021, 21:58

Klubi i Futsallit FC Prishtina është shpallur kampion i turneu memorial “Adem Jashari”. Klubi i kryeqytetit mposhti në finale skuadrën...

Prekja e topit me dorë, nga sezoni i ri me rregullore të re

Prekja e topit me dorë, nga sezoni i ri me rregullore të re

05/03/2021, 21:08

Shumë faulle për prekje të topit me dorë, shumë penallti të dhëna dhe shumë gola të anuluar pikërisht për një...

Benzema riktheht në stërvitje

Benzema riktheht në stërvitje

05/03/2021, 16:44

Real Madrid ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes ndaj Atletico Madridit. Karim Benzema kishte munguar nga lëndimi ku kishte...

Shala prezantohet në ekipin e ri

Shala prezantohet në ekipin e ri

05/03/2021, 16:40

Herolind Shala ka gjetur skuadrën e re. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës është transferuar në ekipin norvegjez, Stabaek. Shala nënshkruan...

Manchester United paralajmëron klubet, ka gati 300 milionë euro për transferime

Manchester United paralajmëron klubet, ka gati 300 milionë euro për transferime

05/03/2021, 13:26

Skuadra e Manchester Unitedit pritet të bëjë shpenzime marramendëse gjatë afatit të verës. Ed Woodward, nënkryetar i klubit anglez i...

Lajmi i fundit

Inspektorët zbrazin kafiteritë e stërmbushura në rrugën ‘B’ në Prishtinë – gjobisin qytetarët dhe pronarët e lokaleve

Inspektorët zbrazin kafiteritë e stërmbushura në rrugën ‘B’ në Prishtinë – gjobisin qytetarët dhe pronarët e lokaleve

05/03/2021, 22:28
Shkon në mbi 70 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Gjermani

Franca raporton rekord të pacientëve me Covid-19

05/03/2021, 22:14
Nëntë vjeçarja që ndaloi ndërtimin e kompanisë e naftës në vendin e saj

Nëntë vjeçarja që ndaloi ndërtimin e kompanisë e naftës në vendin e saj

05/03/2021, 22:04
Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

05/03/2021, 22:02
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Aktualiteti
  • Argetim
  • Basketboll
  • Covid-19
  • Ekonomi
  • Fit
  • Fokus
  • Futboll
  • Keshilla
  • Kosove
  • Kulture & Art
  • Kuorizitete
  • Lajme
  • Moti
  • Muzike/TV
  • Rajoni & Bota
  • Rrjetet Sociale
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Tech & Auto
  • Thashetheme
  • Ushqimi/Dieta
  • Video
  • VIP

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajme
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
    • Futboll
    • Basketboll
    • Sporte tjera
  • Showbiz
    • Të gjitha
    • VIP
    • Kulture & Art
    • Muzike/TV
    • Thashetheme
  • Shëndeti
    • Të gjitha
    • Ushqimi/Dieta
    • Keshilla
    • Fit
  • Tech & Auto
  • Argetim
    • Të gjitha
    • Kuorizitete
    • Rrjetet Sociale
  • Video

© 2020 Visionpress.info