Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Qeveria e Kosovës është duke diskutuar lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

Qeveria e Kosovës pritet ta ndryshojë ligjin që ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Qeveria e Kosovës është duke diskutuar lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

Zyrtarë të saj kanë thënë se, “në kuadër të analizave për shikimin e politikave tatimore, janë duke e trajtuar një opsion të tillë”.

Por, ata nuk kanë dhënë detaje se cila është arsyeja e ndryshimit të mundshëm të Ligjit për automjete.

Neni 44 i këtij ligji, që është miratuar qysh në vitin 2017, thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

Mbështetësit e ligjit kanë thënë në atë kohë se veturat e vjetra e ndotin ambientin, kryesisht përmes lirimit më të madh të gazrave.

Përmbysjen e këtij ligji e kundërshtojnë tani ekspertë të fushës së komunikacionit dhe ambientit.

Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit Tempulli në Prishtinë, njëherësh njohës i çështjeve të komunikacionit, thotë se Kosova, nëse inkurajon importin e automjeteve të vjetra, do të shndërrohet në “deponi të lëvizshme të Evropës”.

“Kjo do t’i ndihmonte disa shtete të Bashkimit Evropian që t’i pastrojnë rrugët e tyre nga automjetet e vjetra dhe, në të njëjtën kohë, do të kontribuonte në ndotjen e mëtutjeshme të rrugëve të reja të Kosovës”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Disa vende të Evropës, përfshirë Parisin, Berlinin, Stokholmin, Londrën, kanë ndërmarrë masa të ndryshme për kufizimin e automjeteve të vjetra. Disa, madje, janë zotuar se do t’i ndalojnë automjetet me naftë të qarkullojnë në qendrat e qyteteve deri në vitin 2025.

Krasniqi thotë se është mirë që Kosova të nisë të ndërmarrë masa për krijimin e infrastrukturës për transportin e gjelbër, përkatësisht për automjetet elektrike.

Automjetet elektrike lëvizen nga një ose më shumë motorë elektrikë, që përdorin vetëm energjinë e ruajtur në bateri.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në Prishtinë, që datojnë nga dhjetori i kaluar, në Kosovë janë të regjistruara gjithsej 395,840 vetura. Prej tyre, vetëm 74 janë 100 për qind elektrike, që nënkupton se kanë ndotjen zero ndaj ambientit.

Numri më i madh i veturave është i atyre që përdorin naftën për djegie – saktësisht, 329,403 të tilla.

Shqetësimet për ndikimin që kanë ndotësit e shkarkuar nga automjetet e vjetra dhe motorët me naftë në shëndetin e njeriut, janë rritur viteve të fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se miliona vdekje çdo vit lidhen me ekspozimin e njerëzve ndaj ndotjes së ajrit të jashtëm.

Kosova, në matjet e organizatave të ndryshme, shpesh është renditur në mesin e vendeve me ajrin më të ndotur në botë.

Në ndotjen e ajrit në Kosovë, përveç termocentraleve që djegin thëngjillin për prodhimin e energjisë elektrike, ndikojnë edhe emetimet nga automjetet, thonë ekspertët e mjedisit.

“[Importimi i veturave më të vjetra se dhjetë vjet], aga aspekti mjedisor, do ta rëndojë situatën, konkretisht do ta ndotë ajrin shumë më shumë se që e kemi aktualisht”, thotë për Radion Evropa e Lirë Zeqir Veselaj, ekspert për çështje të mjedisit dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2018, ende pa u bërë një vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për ndalimin e importit të veturave të vjetra mbi 10 vjet, disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë propozuar ndryshime dhe plotësime në këtë ligj.

Arsyetimi i tyre në atë kohë ka qenë që t’iu mundësohet edhe qytetarëve me kushte më të vështira ekonomike që të blejnë vetura – meqë sa më e vjetër vetura, aq më e lirë.

Lidhur me këtë propozim ka reaguar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke thënë se ndryshimi i ligjit do të ishte në kundërshtim me normat e BE-së.

Sipas Veselajt, ideja se lejimi i importit të veturave më të vjetra se 10 vjet do t’i ndihmojë qytetarët të blejnë vetura, do të ketë kosto të lartë për mjedisin nëse materializohet.

“Çdo motor, sa më i vjetër të jetë në përdorimin e tij, efiçencën e djegies së karburantit e ka më të dobët. Djegia më e dobët e karburantit nënkupton shkarkime më të mëdha ndotëse në ajrin ambiental që ne po e thithim”, thotë Veselaj.

Doganat e Kosovës bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se qytetarët vazhdojnë të blejnë më shumë vetura të përdorura, sesa të reja.

Sipas të dhënave të tyre, që mbulojnë periudhën janar – prill 2022, numri i veturave të përdorura të importuara në Kosovë është 7,056, ndërsa i veturave të reja 931.

Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, thotë për Radion Evropa e Lirë se për të pasur siguri në komunikacion është shumë e rëndësishme gjendja teknike e automjeteve.

Sipas tij, ndryshimet ligjore “janë kompetencë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”./REL

Poste të ngjashme

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

17/05/2022, 21:18

Një e moshuar është aksidentuar në orët e mbrëmjes teksa kalonte rrugën në Prishtinë, saktësisht në “Rrugën B”. Janë publikuar...

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

17/05/2022, 17:38

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar përmbajtjen e Kabinetit për Qeverisje të Mirë. Ai ka treguar se ky segment...

Podujevë: KFOR-i Hungarez dhuron pajisje mjekësore për QKMF-në (Foto)

Podujevë: KFOR-i Hungarez dhuron pajisje mjekësore për QKMF-në (Foto)

17/05/2022, 15:12

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, sot është bërë pranimi i donacionit nga KFOR-i Hungarez në Kosovë. Në...

Shkarkohet Ahmet Ahmeti nga detyra e shefit të inspeksionit në Podujevë

Shkarkohet Ahmet Ahmeti nga detyra e shefit të inspeksionit në Podujevë

16/05/2022, 17:47

Siç mësojnë burimet e Tv Llapit, tanimë konfirmuara nga zëdhënsi i Komunës së Podujevës Fatri Zhitia, është shkarkuar Ahmet Ahmeti...

1 vjetori i “Kurti 2” Besnik Tahiri: Zhurmë si me tupan, punë kërkah hiç

Besnik Tahiri: Silleni projektligjin për Trustin

16/05/2022, 14:00

Shefi i Grupit të Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje deputetëve të pushtetit që ta sjellin në...

Lajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

17/05/2022, 21:18
Prezantuesen shqiptare e lëshon karriga në transmetim live

Prezantuesen shqiptare e lëshon karriga në transmetim live

17/05/2022, 20:54
Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

17/05/2022, 20:38
Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

17/05/2022, 17:38
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info