Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Putin po kërkon ta shpëtojë fytyrën”, eksperti nga Amerika tregon rezultatin përfundimtar nga lufta në Ukrainë

“Putin po kërkon ta shpëtojë fytyrën”, eksperti nga Amerika tregon rezultatin përfundimtar nga lufta në Ukrainë

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar zhvillimet e deritanishme në Ukrainë, e cila që nga 24 shkurti po përballet me agresorin rus.

Duke folur në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Ben-Meir, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin, i ka bërë gabim llogaritë e tij në lidhje me pushtimin e Ukrainës.

“Është e qartë se Putini ka llogaritur gabim në një sërë frontesh: ai llogariti gabimisht rezistencën shumë të ashpër të ushtrisë ukrainase dhe mijëra qytetarëve që mbajnë armë dhe po luftojnë kundër trupave ruse me trimëri dhe guxim të paparë. Putini e ka llogaritur keq unitetin pothuajse të menjëhershëm të vendeve anëtare të NATO-s në kundërshtimin e tyre të fortë ndaj shkeljes flagrante të ligjit ndërkombëtar nga Putini dhe aq më tepër për pushtimin e një vendi paqësor pa asnjë provokim apo justifikim. Ai llogariti gabimisht shtrirjen e sanksioneve gjymtuese që Perëndimi ishte në gjendje të vendoste shpejt dhe me vendosmëri ndaj Rusisë. Më e keqja, Putini e llogariti gabimisht forcën e ushtrisë së tij dhe korrupsionin endemik në radhët e grupeve, dhe më shumë se çdo gjë tjetër faktin se sa e demoralizuar është ushtria e tij, gjë që ndikoi rëndë në aftësinë e tyre luftarake dhe rezistencën”, ka thënë profesori amerikan.

Sipas tij, të gjithë këta faktorë, e kanë detyruar presidentin rus të ndryshojë strategji.

“Është kombinimi i të gjithë këtyre faktorëve që e kanë detyruar Putinin të miratojë një strategji të re dhe mund të kufizojë fushatën e tij për të kontrolluar pjesën lindore të vendit, veçanërisht në rajonin e Donbasit”, është shprehur më tej Ben-Meir.

Ai parashikon që Putin do të përpiqet të shpëtojë fytyrën e tij, duke kërkuar një marrëveshjeje të përgjithshme mes të dyja vendeve, në të cilën Ukraina do të duhet të pranojë të mos anëtarësohet në NATO dhe të lejojë Putinin të mbajë kontrollin e tij mbi Krimenë.

“Si pjesë e një zgjidhjeje të përgjithshme të negociuar, Ukraina do të duhet të pranojë të mos anëtarësohet në NATO dhe të lejojë Putinin të mbajë kontrollin e tij mbi Krimenë. Kjo për mendimin tim do t’i sigurojë Putinit një rrugëdalje që të shpëtojë fytyrën. Sigurisht që do të marrë pak kohë, por besoj se ky mund të jetë rezultati përfundimtar”, ka shtuar për “Bota sot” Alon Ben-Meir.

Poste të ngjashme

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

16/05/2022, 11:25

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin "Adem Jashari" dhe atë të Gjilanit Punimet në stadiumin...

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

16/05/2022, 10:34

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Në prill...

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16

Bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, bëmë homazhe te varri i Presidentit Historik...

Hisen Berisha pritet të zëvendësojë Uran Ismailin në Kuvend

Deputeti i PDK-së akuzon rëndë për mashtrim kryeministrin dhe shoqatën e veteranëve

16/05/2022, 9:12

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar...

Kryesia nuk diskuton për Trustin, Haxhiu: Armend Muja po e pengon qëllimisht

Kryesia nuk diskuton për Trustin, Haxhiu: Armend Muja po e pengon qëllimisht

16/05/2022, 9:04

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës....

Lajmi i fundit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

16/05/2022, 11:25
Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

16/05/2022, 10:34
Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16
Hisen Berisha pritet të zëvendësojë Uran Ismailin në Kuvend

Deputeti i PDK-së akuzon rëndë për mashtrim kryeministrin dhe shoqatën e veteranëve

16/05/2022, 9:12
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info