Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Punëtori i sigurimit të ETC-së dyshohet se ka kanosur me armë dy fëmijë, bie në prangat e Policisë.

Punëtori i sigurimit të ETC-së dyshohet se ka kanosur me armë dy fëmijë, bie në prangat e Policisë.

Punëtorët e sigurimit të marketeve paguhen për të ofruar siguri e për të respektuar konsumatorët, por jo gjithmonë ndodhë një gjë e tillë. Kjo siç duket nuk ka vlejtur për një punëtor të sigurimit (emër i njohur për redaksinë) të kompanisë “ETC” në Pejë (pika 2) i cili përveç që ka mbajtur armë në kundërshtim me ligjin, ai u “kap” keq edhe me dy fëmijë të moshave 12 e 8-vjeç, të cilët dyshohet se i kërcënoi, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti ka ndodhur të shtunën, në një vend publik, në parkingun e marketit dhe u zbulua falë prezencës së një dëshmitari, zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Sipas informacioneve të para, punëtori i dyshuar, në orët e mbrëmjes ka kanosur me armë dy fëmijët për motive ende të panjohura, që i kushtoi me arrestim dhe ndalim policor.

ADVERTISEMENT

Siç mëson Sinjali, posa ka intervenuar zyrtari policor që ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes, aty kanë dalë edhe njësitë tjera relevante që arritën ta kapnin të dyshuarin, te cili gjatë kontrollit policor iu gjet edhe arma që e posedonte pa autorizim.

https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraMujoretetor.pdf

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin dhe më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh në drejtim të dy veprave penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga kompania ‘ETC’, por nuk kanë dhënë më shumë detaje me arsyetimin se tash për tash s’kanë informacione.

Shefi i sigurimit, Astrit Nitaj në një prononcim për Sinjalin tha se ka informacione se ka ndodhur një “konflikt me një person”

“Nuk e di saktë. Duhet me shiku me pa se çfarë ka ndodhur. Vetëm sipërfaqësisht jam i njoftuar për rastin. Ka pasur konflikt verbal me një person dhe kurrgjë diçka më shumë. Nuk kom informacione të plota për kërcënimin me armë. Nuk jam në ngjarje as që është ndalu”, tha ai për Sinjalin.

Në anën tjetër, zyrtarja e burimeve njerëzore në këtë kompani, Zana Kastrati ka thënë se e dënojnë një akt të tillë, duke shtuar se nuk mund të japin përgjegjësi për “veprime dhe sjellje individuale” të punëtorëve.

“Si kompani e dënojmë aktin nëse ka ndodh. Ai është punëtor i sigurimit në kompaninë tonë. Punëtorët janë të licencum nga ministria dhe janë të trajnuar për rregullat e etikës dhe moralit. Nuk mundemi me dhënë përgjegjësi për sjelljet dhe veprat individuale që mundet t’i shkaktojë një punëtor, edhe pse është i licencum.”, përfundoi Kastrati./Sinjali

 

Poste të ngjashme

Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

24/10/2022, 19:06

Nënkryetarja e Partisë Demokratike te Kosovës, Vlora Çitaku mendonse  se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër, e cila...

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

20/10/2022, 10:32

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, përpara se ta nis seancën e sotme ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e...

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

18/10/2022, 12:15

Johannes Madsen nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se Raporti për Kosovën na përkujton propozimin heqjen e vizave...

Dokument| Xhipat e presidentes Osmani bëhen me xhama të zinj

Dokument| Xhipat e presidentes Osmani bëhen me xhama të zinj

18/10/2022, 12:00

Veturat e Presidencës së Kosovës do të bëhen me xhama të zinj. Zyra e saj tashmë ka dhënë edhe një...

Hysni Gucati operohet për të 28-tën herë nga plagët e luftës, djali i tij jep detaje për gjendjen shëndetësore të babait

Hysni Gucati operohet për të 28-tën herë nga plagët e luftës, djali i tij jep detaje për gjendjen shëndetësore të babait

18/10/2022, 11:55

Hysni Gucati ish kryetar i OVL-UÇK-së është operuar për të 28-tën herë nga plagët e luftës. Për dallim nga herët...

Lajmi i fundit

Çitaku kërkon qartësi të madhe në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

24/10/2022, 19:06
Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

20/10/2022, 10:32
Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi i BE-së: Nga viti 2018 Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

18/10/2022, 12:15
“A t’mungoj” – publikohet e plotë kënga që u bë virale në TikTok

“A t’mungoj” – publikohet e plotë kënga që u bë virale në TikTok

18/10/2022, 12:04
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info