Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pse VV-ja tash nuk po kërkon hetim për SHIK-un?

Pse VV-ja tash nuk po kërkon hetim për SHIK-un?

Kërkesa për hetimin mbi SHIK-un është një tregim i vjetër parlamentar, në historinë e shkurtër të parlamentarizmit në Kosovë. Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje prej se është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës  ka kërkuar një gjë të tillë. Qysh nga mandati i parë parlamentar i tyre, grupi i deputetëve të VV-së ishte vënë në lëvizje për të mbledhur këto nënshkrime.

Ky synim vazhdoi në çdo legjislaturë. Mirëpo, tani kur kjo parti i ka votat e nevojshme për themelimin e  një komisioni të tillë, kërkesa e VV-së është zhdukur nga agjenda e saj.

Prej ardhjes në pushtet, zyrtarët e VV-së asnjëherë nuk kanë treguar pse kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre për të hetuar SHIK-un.

Kurse njohësit e rrethanave politike, japin mendime të ndryshme për heshtjen e VV-së për këtë çështje.

Politologu Shkodran Ramadani ka thënë se VV-ja çdo herë i  ka ekzagjeruar kritikat nga SHIK-u.

“Akuzat shpeshherë edhe e kanë ekzagjeruar rolin e SHIK-ut dhe me diskurs akuzues kanë krijuar përshtypjen se kemi të bëjmë me një gogol të plotfuqishëm që është non-stop në përpjekje për të na dëmtuar”, ka deklaruar Ramadani.

Sipas Ramadanit,  ka dy arsye se pse me kalimin e kohës akuzat ndaj SHIK-ut kanë humbur fuqinë e tyre.

“SHIK-u nuk ekziston më që 15 vjet. Krejt çfarë ka mbetur, është hija e tij. Po ashtu, edhe për shkak që LDK-ja dhe VV-ja nuk kanë qenë konsistente në qasjen e tyre. E para ka bërë koalicione me PDK-në, partinë që llogaritet e afërt me SHIK-un, kurse e dyta për shkak të afërsisë me këto eksponente në të kaluarën nuk e ka pasur leverdinë të hetojë këtë ish-organizatë”, ka deklaruar ai. Mirëpo më e rëndësishmja është mungesa e fakteve, po të kishin fakte shumë bindëse, deri tash ato do të publikoheshin, pohoi ai, duke shtuar se edhe themelimi i Gjykatës Speciale ka ndikuar që akuzat e subjekteve politike ndaj SHIK-it të bien.

“Rënia e PDK-së nga pushteti dhe themelimi i Gjykatës Speciale, e kanë ulur gati tërësisht urgjencën e themelimit të këtij komisioni, sepse lufta kundër SHIK-ut ka qenë edhe luftë kundër PDK-së dhe krerëve të saj. Për më tepër, çdo komision që do t’i hetonte Thaçin e Veselin paralelisht me procesin gjyqësor në Hagë nuk është strategji shumë e mirë elektorale për asnjë parti politike në Kosovë, madje as për rivalët e tyre më të ashpër”, është shprehur Ramadani.

Poste të ngjashme

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

16/05/2022, 11:25

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin "Adem Jashari" dhe atë të Gjilanit Punimet në stadiumin...

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

16/05/2022, 10:34

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Në prill...

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16

Bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, bëmë homazhe te varri i Presidentit Historik...

Hisen Berisha pritet të zëvendësojë Uran Ismailin në Kuvend

Deputeti i PDK-së akuzon rëndë për mashtrim kryeministrin dhe shoqatën e veteranëve

16/05/2022, 9:12

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar...

Kryesia nuk diskuton për Trustin, Haxhiu: Armend Muja po e pengon qëllimisht

Kryesia nuk diskuton për Trustin, Haxhiu: Armend Muja po e pengon qëllimisht

16/05/2022, 9:04

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës....

Lajmi i fundit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

16/05/2022, 11:25
Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

16/05/2022, 10:34
Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16
Hisen Berisha pritet të zëvendësojë Uran Ismailin në Kuvend

Deputeti i PDK-së akuzon rëndë për mashtrim kryeministrin dhe shoqatën e veteranëve

16/05/2022, 9:12
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info