Një person është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e tij në fshatin Klinë e Mesme të komunës së Skenderajt.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se kunata e të ndjerit ka raportuar në Polici se nuk ka pasur kontakt me viktimën për gjashtë muaj, pasi i njëjti jetonte i vetëm në shtëpi.
Me të marrë këto informacione, një patrullë e Policisë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë gjetur viktimën pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë mjekësia ligjore dhe e kanë dërguar për obduksion trupin e pajetë të viktimës.
Siç mëson Sinjali, personi që është gjetur pa shenja jete dyshohet se është kunati i gruas që e ka raportuar rastin, mirëpo mbetet të verifikohet nga mjekësia ligjore.
Në konsultim me prokurorin rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë