Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Po shkunden plakat”, profesori Blerim Latifi shpjegon domethënien

“Po shkunden plakat”, profesori Blerim Latifi shpjegon domethënien

“Po shkunden plakat”. Kjo është një prej shprehjeve që e dëgjojmë sa herë që bie borë edhe në ditët e para të pranverës. Por cila është domethënia e një fraze të tillë dhe nga e ka origjinën kjo shprehje. Profesori universitar dhe filozofi Blerim Latifi ka thënë se shprehje “po shkunden plakat” duket se është një prej mbetjeve të fundit të mitologjisë parakristiane të Evropës.

Latifi thotë se në mitologji ekzistonin mitet për disa forca hyjnore të cilat kishin kontroll mbi dukuritë e dimirit dhe ato forca përshkruheshin si gra të vjetra, që me lëvizjet e tyre shkaktonin stuhi dhe reshje bore.

“Kështu, në përfytyrimin mitik, shkundja e plakave të dimrit është veprimi i tyre i fundit, para se forcat tjera hyjnore që kontrollojnë dukuritë e verës, të marrin drejtimin e ciklit natyror të stinëve”, shkruan Latifi.

Postimi i plotë:

20 prill 2022. Po bie borë. Po shkunden plakat!

Kjo frazë mitike na vjen në mendje sa herë kur gjatë prillit papritur rikthehet të ftohtit dhe bora. Të gjithë e dimë tregimin mitik: një plakë e gëzuar nga rrezet e para të diellit pranveror, mori delet e saj dhe u ngjit në mal. Aty hipi mbi një gur dhe e mallkoi dimrin. Dimri, që ende nuk ishte larguar krejtësisht, u zemërua, mblodhi fuqitë e tij të fundit dhe iu hakmorr plakës duke e ngrirë me të ftohtin e tij.

Por pse kjo legjendë u përmblodh në frazën “shkundja e plakave”?

Duket se kuptimi i frazës dhe legjenda nuk kanë fare lidhje me njëra tjetrën. Duket se në pyetje është ngatërrimi i dy tregimeve mitike të ndryshme, ngatërrim i cili është pasojë e përzierjes dhe shkrirjes së miteve që ka ndodhur dhe ndodhë vazhdimisht në imagjinatën popullore.

Fraza “shkundja e plakave” duket të jetë mbetja e fundit nga mitologjitë parakristiane të Europës.

Në këto mitologji ekzistonin mitet për disa forca hyjnore që kishin kontroll mbi dukuritë e dimrit. Ato përfytyroheshin si gra të vjetra, që me lëvizjet e tyre shkaktonin stuhi dhe reshje bore. Fraza “shkundja e plakave” përputhet plotësisht me këtë mit pagan dhe parakristian. Kështu, në përfytyrimin mitik, shkundja e plakave të dimrit është veprimi i tyre i fundit, para se forcat tjera hyjnore që kontrollojnë dukuritë e verës, të marrin drejtimin e ciklit natyror të stinëve.

Poste të ngjashme

Rama: Ky sezon turistik do të jetë më i miri

Rama: Ky sezon turistik do të jetë më i miri

25/04/2022, 16:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu sot besimin se ky sezon turistik që nis së shpejti do të jetë më...

Meteorologu Tahirsylaj: Ishalla nuk shkunden të rejat se bëhet kijameti

Meteorologu Tahirsylaj: Ishalla nuk shkunden të rejat se bëhet kijameti

20/04/2022, 16:01

Meteorologu Sylë Tahirsylaj bëri një deklaratë interesante duke u bazuar në shprehjen popullore “Po shkunden plakat”. Ai tha se ishalla...

A e dëshmon kjo thënjen “Qeni i keq sjell ujkun në torishtë”/VIDEO

A e dëshmon kjo thënjen “Qeni i keq sjell ujkun në torishtë”/VIDEO

20/04/2022, 15:31

Në një faqe në Facebook e quajtur Wildlife - Albanian Photographers, e cila poston jetën e kafshëve në forma të...

Pamjet virale, kur një krokodil i madh ndalon trafikun për ta kaluar rrugën (Video)

Pamjet virale, kur një krokodil i madh ndalon trafikun për ta kaluar rrugën (Video)

16/04/2022, 9:45

Një shofer në Florida kapi momentin kur një krokodil i madh ecte në mes të rrugës, duke e ndalur përkohësisht...

I dërgoni në biseda, por a i dinit të gjitha kuptimet e ngjyrave të zemrave? I mësoni tani!

I dërgoni në biseda, por a i dinit të gjitha kuptimet e ngjyrave të zemrave? I mësoni tani!

16/04/2022, 9:40

Nga buzëqeshja deri tek ushqimet, ndërtesat apo simbolet nga kultura të ndryshme, duket se sot njerëzit po zëvendësojnë fjalët me...

Lajmi i fundit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

16/05/2022, 11:25
Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

16/05/2022, 10:34
Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16
Hisen Berisha pritet të zëvendësojë Uran Ismailin në Kuvend

Deputeti i PDK-së akuzon rëndë për mashtrim kryeministrin dhe shoqatën e veteranëve

16/05/2022, 9:12
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info