Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Plani i “tmerrshëm” i Rusisë për 9 majin| Rëndësia e kësaj date për Moskën

Plani i “tmerrshëm” i Rusisë për 9 majin| Rëndësia e kësaj date për Moskën

Edhe pse e shpalli fillimin e sulmit në Ukrainë në 24 shkurt, Vladimir Putin gjithmonë ka insistuar se trupat e tij po kryejnë një “operacion special ushtarak” në vendin fqinj.Zyrtarë e analistë perëndimorë besojnë se kjo mund të ndryshojë në 9 maj, një ditë simbolike për Rusinë, me një deklaratë të hapur lufte që do t’i krijojë Putinit mundësinë të zgjerojë fushatën e tij.

CNN shpjegon se  9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton fitoren e vendit ndaj nazistëve në vitin 1945. Kjo ditë shënohet me një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë.

“9 maji është krijuar për t’u dukur para turmës vendase, për të frikësuar opozitën dhe për të kënaqur diktatorin e kohës”, ka thënë për CNN, James Nixey, drejtor i Programit Rusi-Euroazi në Chatham House.

Zyrtarët perëndimorë kanë besuar prej kohësh se Putini do të përdorte rëndësinë simbolike dhe vlerën propagandistike të ditës për të shpallur ose një arritje ushtarake në Ukrainë, ose një përshkallëzim të madh të armiqësive ose të dyja.

Një opsion tjetër për Putinin është të miratojë ligjin e mobilizimit të Rusisë, i cili mund të përdoret për të filluar një mobilizim të përgjithshëm ose të pjesshëm ushtarak “në rastet e agresionit kundër Federatës Ruse ose një kërcënimi të drejtpërdrejtë agresioni.

Kjo do t’i lejonte qeverisë jo vetëm të grumbullonte trupa, por edhe të vendoste ekonominë e vendit “në një gjendje lufte”.

Mobilizimi mund të nënkuptojë zgjatjen e rekrutimit për ushtarët aktualisht në forcat e armatosura, thirrjen e rezervistëve ose sjelljen e burrave të moshës luftarake që kanë pasur stërvitje ushtarake.

Sidoqoftë, sipas tij, mund të jetë ende e mundur që Putini të miratojë ligjin e mobilizimit pa i shpallur zyrtarisht luftë Ukrainës.

Opsione të tjera përfshijnë aneksimin e territoreve të shkëputura të Luhanskut dhe Donetskut në Ukrainën lindore, duke bërë një shtytje të madhe për Odesan në jug, ose shpalljen e kontrollit të plotë mbi qytetin port jugor të Mariupolit.Ka gjithashtu të dhëna  se Rusia mund të planifikojë të shpallë dhe aneksojë një “republikë popullore” në qytetin juglindor të Khersonit.

Poste të ngjashme

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

21/05/2022, 18:51

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka uruar shtetin fqinj të Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë....

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

21/05/2022, 18:24

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bequk të komunës së Vushtrrisë, ku një...

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

21/05/2022, 18:13

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se Moldavia duhet “të pajiset sipas standardeve të NATO-s”, për të mbrojtur...

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

21/05/2022, 18:01

Moska ka publikuar listën e saj të plotë me më shumë se 900 amerikanë, të cilëve u është ndaluar hyrja...

Kurti bën përmbledhjen e tri ditëve në Washington, tregon me kë u takua dhe çka bisedoi

Kurti bën përmbledhjen e tri ditëve në Washington, tregon me kë u takua dhe çka bisedoi

21/05/2022, 17:32

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të takimeve të tij gjatë tri ditëve të qëndrimit në Washington DC dhe...

Lajmi i fundit

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

21/05/2022, 18:51
Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

21/05/2022, 18:24
Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

21/05/2022, 18:13
Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

21/05/2022, 18:01
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info