Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Paralajmërohet inflacioni më i lartë ndonjëherë në Kosovë

Paralajmërohet inflacioni më i lartë ndonjëherë në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rrukiqi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se inflacion në Kosovë pritet të jetë ndër më të lartit në historinë e kohës së pasluftës, për shkak të krizës ekonomike.

Sipas tij, kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetesës së qytetarëve, duke shtuar se mund Kosova mund të ketë një krizë të ofertës e cila lidhet edhe me mungesën e mundshme të produkteve.

“Është një inflacion i lartë dhe sigurisht do të jetë ndër më të lartit në historinë e kohës së pasluftës. Kjo ne do të na krijojë shumë sfida pasi që rritja e kostos së jetesës ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetesës së qytetarëve. Gjë që do të ndikojë në përgjithësi në konsumin në shkallë vendi. Dhe kjo do të reflektohet edhe në shifrat e rritjes ekonomike. Tani jemi në një fazë ku mund të kemi një krizë të ofertës e cila lidhet edhe me mungesën e mundshme të produkteve dhe kjo veç e shton dozën e problemit të inflacionit”, ka thënë Rukiqi.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i shfrytëzojë të gjitha politikat e mundshme në mënyrë që vendi të mos rrezikoj të shkojë edhe në një recesion ekonomik.

“Prandaj është thirrje për Qeverinë që t’i shfrytëzojë të gjitha politikat e mundshme në mënyrë që vendi ynë të mos rrezikoj të shkojë edhe në një recesion ekonomik. Kushdo që thotë se nuk ka krizë ekonomike e injoron problemin për shkak se një inflacion i lartë është shenjë e krizës”, është shprehur Rukiqi.

Ai ka shtuar se vendi nuk ka shkallë të lartë të investimeve që ato të rrezikohen nga gjendja e krizës. Kurse për masat të cilat duhet të merren në raste të tilla, Rukiqi thotë se duhet të bëhet rishikimi i normës së TVSH-së, një periudhe të caktuar të suspendohet mbledhja e akcizës së naftës, pagat të rishikohen në bazë të normës së inflacionit dhe të subvencionohet një pjesë e transportit të mallrave.

“Nuk është që Kosova në krejt periudhën e pasluftës ka qenë atraktive për investimet e huaja kështu që nuk mund të flasim për ndonjë rrezik të madh përderisa nuk ka shkallë të lart të investimeve. Masat duhet të kombinohen sa i përket problemit të inflacionit. Në vende të ndryshme ka politika të ndryshme monetare që ne nuk i kemi. Ne duhet me ruajt një dinamikë të rritjes ekonomike e cila mundëson që bizneset të mos ndikohen nga rënia e fuqisë blerëse. Për mos me u ndikua fuqia blerëse duhet me u stimulua fuqia blerëse dhe kjo bëhet duke marr veprime që ndikojnë në uljen e çmimeve. Një ndër to është rishikimi i normës së TVSh-së ose normë zero apo 8 përqind për produktet të cilat janë esenciale dhe e ndikojnë shportën e konsumatorit”, është shprehur kryetari i OEK-ut.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin gjeneral për Kosovë të organizatës CARITAS, Gerhard Schaumberger, për...

Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar publikisht Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të...

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02

LDK ka zhvilluar një aksion para fillimi të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit e Komunës së Podujevës, ku si pikë e...

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur para të pranishmëve në protestën e punëtorëve të sektorit publik. Jasharaj ka thënë...

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

20/05/2022, 13:39

Pas veprimit që pati ndaj drejtorit të drejtorisë së arsimit në Podujevë Avni Fetahu, Ekrem Rrahmani ka mbajtur një fjalim...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45
Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45
“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02
Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info