Një rast i dhunë në familje ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Gjashtë Lisat e Likoshanit” në Prishtinë, ku janë të përfshirë nusja dhe vjehrra, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar në stacion policor nusja, e cila ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me vjehrrën e saj, e ka sulmuar burri.
Për shkak të goditjeve që ka marrë nga bashkëshorti, viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa të dyshuarit janë intervistuar në Polici.