Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Nuk kam para as për shërim”

“Nuk kam para as për shërim”

Sedat Damka (61) nga Prizreni ka 18 vjet që merret me të gjitha llojet e punëve të përditshme, në mënyrë që të mbajë familjen e tij pesëanëtarëshe.

Ai çdo ditë pret në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit dhe si punëtor krahu kërkon që të gjejë punën e radhës.

Sipas autoriteteve lokale, “tregu i rrugës” ekziston me dekada në këtë qytet në jugperëndim të Kosovës.

Më herët, në të njëjtin vend mblidheshin dhjetëra persona të papunë, ndërsa në fundjavë, punë të rregullt në rrugë kërkonin edhe ata që kishin një vend pune gjatë javës, por nuk fitonin të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur familjet e tyre.

Sistemet sociale kanë ndryshuar, por “tregu i punës në rrugë” në Prizren ka mbijetuar. Sot, mesatarisht 50 njerëz kërkojnë punë çdo ditë si punëtorë krahu.

Shumica prej tyre, me të cilët biseduam në prag të 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk duan të flasin publikisht për këtë temë, por vetëm shkurtimisht komentojnë se kushtet e jetesës janë shumë të këqija dhe se ndonjëherë nuk mund t’i përballojnë nevojat elementare për familjet e tyre.

“Gjithçka është shtrenjtuar”

Të njëjtën gjë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë Sedat Damka, i cili para luftës në Kosovë ka punuar në Ndërmarrjen Komunale të Ujësjellësit. Pastaj, për një kohë ka shitur cigare dhe çorape në rrugë.

“Po bëhet gjithnjë e më vështirë. Në fillim kur erdha këtu kishte shumë punë, por edhe fitim. Tani askush nuk do të paguajë 30 euro në ditë dhe gjithçka është shtrenjtuar”, thotë Damka, duke shtuar se me paratë të cilat i fiton gjatë ditës, zakonisht mund të blejë pesë litra vaj ushqimor.

“Punojmë në kopshte, punojmë në ndërtim, mbajmë dru deri në katin e gjashtë edhe pse më dhemb shtylla kurrizore, pastaj nuk mund të lëviz, kam probleme me sytë, por nuk kam para për të shëruar veten”, thotë Damka, i cili tashmë është në dekadën e gjashtë të jetës, ndërsa të gjithë “kolegët” e të tij janë më të rinj në moshë.

Megjithatë, të gjithë përballen me të njëjtat probleme socio-ekonomike.

“Hyjmë në borxhe kur blejmë ushqime në dyqane sepse nëse nuk punojmë për tri ditë, atëherë nuk kemi për të ngrënë. Pas kësaj, i kthejmë paratë e kështu me radhë”, thotë ai.

Damka që nga viti 1999 ka aplikuar rregullisht në Byronë e Punësimit, por ende nuk ka gjetur punë me pagë të rregullt mujore.

“Hoqa dorë nga kjo”, thotë Damka, duke nxituar të arrijë një person i cili erdhi në lagje për të kërkuar punëtor krahu.

Mundimet e punëtorëve

Nga ana tjetër, të pakënaqur janë edhe të punësuarit në sektorin privat, disa prej të cilëve fitojnë edhe mbi 500 euro në muaj. Njëri prej tyre është edhe Elhan Shabani, i cili thotë se do të dëshironte të kishte kushte më të mira pune dhe të ardhura më të larta.

“Po pres rastin e parë për të shkuar në Gjermani sepse këtu nuk mund të mbijetoj edhe pse jam i punësuar. Kam punuar në Itali një kohë. U ktheva duke menduar se do të ishte më mirë në Kosovë. Gabova”, thotë Shabani.

Poste të ngjashme

Besnik Tahiri në përvjetorin e AAK-së: 22 vjet, n’shërbim të vendit

Besnik Tahiri: Qeveria Kurti e ka vendosur në shënjestër shtresën e mesme të qytetarëve të Kosovës

26/05/2022, 8:33

Qeveria Kurti e ka vendosur në shënjestër shtresën e mesme të qytetarëve të Kosovës. Nuk po lë gurë pa lëvizur,...

Shtyhet afati për aplikim për Pagesa nga Ministria e Bujqësisë

Shtyhet afati për aplikim për Pagesa nga Ministria e Bujqësisë

25/05/2022, 15:30

Njoftohen qytetarët e Komunës së Podujevës se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim ta shtyj afatin...

Kërcënohet me bombë Rektorati i UP-së

Vdes në moshë të re muzicienti i njohur kosovar

25/05/2022, 9:50

Muzicienti kosovar, Lind Ibrahimi nga qyteti i Gjilanit ka vdekur mbrëmë. I njëjti raportohet të ketë vdekur mbrëmë, ndërsa nuk...

Jashari: Çfarë njeri pa tru duhesh me kanë për me hedh kështu mbeturina në lum?!

Jashari: Çfarë njeri pa tru duhesh me kanë për me hedh kështu mbeturina në lum?!

23/05/2022, 19:04

Çfarë njeri pa tru duhesh me kanë për me hedh kështu mbeturina në lum Jashari ka dënuar ashpër hedhjen e...

Konfiskohen Dru në këtë fshat të Podujevës

Konfiskohen Dru në këtë fshat të Podujevës

23/05/2022, 9:27

Policia e Kosoves ka njoftuar se dje ka ndaluar nje  kamionin me targa vendore  ne fshatin Doberdol i cili transportonte...

Lajmi i fundit

Sipas statistikave, vajzat shqiptare me diplomë po përballen me vështirësi për të gjetur punë

Sipas statistikave, vajzat shqiptare me diplomë po përballen me vështirësi për të gjetur punë

26/05/2022, 16:11
Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity” me marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e granteve

Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity” me marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e granteve

26/05/2022, 15:54
Kryeprokurorja e Ukrainës: Putin është një “peshk” i madh për drejtësinë ndërkombëtare

Kryeprokurorja e Ukrainës: Putin është një “peshk” i madh për drejtësinë ndërkombëtare

26/05/2022, 15:50
“Jam plotësisht fajtor..”, deklarohen dy të akuzuarit për krime lufte në Ukrainë

“Jam plotësisht fajtor..”, deklarohen dy të akuzuarit për krime lufte në Ukrainë

26/05/2022, 15:44
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info