Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Një skandal i madh financiar në Slloveni, duket i përfshirë ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj

Një skandal i madh financiar në Slloveni, duket i përfshirë ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj
Mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, duket që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven. Nacionale i ka dërguar email, ka provuar ta thërras në telefon, por e ka pasur të pamundur të bie në kontakt me z. Berishaj.

Tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, në Slloveni ka shpërthyer një skandal i madh financiar, ku është i përfshirë kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob, e që sipas të gjitha gjasave edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Një televizion slloven, Planet TV, ka raportuar se mbi gjysmë milion eurosh, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.

Çfarë ka ndodhur?

Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar sot, tregon se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe, janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.

Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.

“Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro”, raporton media sllovene.

Gazeta Nacionale gjatë gjithë kohës ka provuar që ta kontaktojë z. Berishaj për ta marrë një prononcim edhe nga ai, por ambasadori ka qenë i pa qasshëm, megjithëse në një moment i ka lexuar pyetjet, por ka zgjedhur të mos përgjigjet. Nacionale gjithashtu i ka dërguar email z. Berishaj, por nuk ka marrë përgjigje.

Ajo çfarë mund të konstatohet është që në të dhënat e regjistrimit të biznesit, MB Consulting, është edhe numri i njëjtë edhe emaili i njëjtë i z. Berishaj, të cilat ai i ka në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe në faqen e tij të Facebook’ut.//Gazeta Nacionale

“Televizioni Planet ka mësuar se kompania malazeze (ajo ku pronar është Berishaj) është themeluar vetëm 10 ditë përpara se të bëhej pagesa e parë e parave nga kompania GEN e Beogradit”.

Media sllovene tregon që gjëja që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen e hetuesve ka qenë fakti që pothuajse 600 mijë euro nga kompania MB Consulting rregullisht janë tërhequr në kesh.

Kush ishte mushka që e bëri këtë, pyet televizioni slloven?

“Pronari i MP Consulting dhe i punësuari i vetëm i kësaj kompanie është Martin Berishaj. Ai u ka thënë autoriteteve tatimore në Mal të Zi që arsyeja përse i ka tërhequr parat kesh kishte të bënte me një marrëveshje që ai e kishte me kompaninë e tij”, thotë media sllovene, duke treguar që Berishaj i ka tërhequr rreth 200 mijë euro nga llogaria personale dhe rreth 320 mijë të tjera i ka tërhequr si profit nga llogaria e biznesit.

Burimi i ka treguar televizionit Planet që parat që z. Berishaj ia ka dërguar politikanit slloven, ky i fundit i ka investuar në një fond italian.

Z. Berishaj njihet si mik shumë i afërt i kryeministrit Kurti. Ai ka qenë ndër të parët që kishte shkuar për të festuar në selinë e LVV’së, pas fitores në zgjedhjet e vitit të kaluar. Një raport i tillë i ishte shpërblyer pa humbur kohë, duke e emëruar ambasador të Kosovës në Kroaci.//Gazeta Nacionale

 

Poste të ngjashme

Studimi laboratorik – përbërjet e kanabisit parandalojnë coronavirusin?

Policia i shkon në shtëpi gjilanasit, e gjejnë teksa po kultivonte kanabisin në oborr të tij

18/05/2022, 8:38

Përpos përdorimit të substancave narkotike, shumë kosovarë kapen nga njësitet policore edhe teksa i kultivojnë bimë të tilla. Madje shpesh...

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

17/05/2022, 21:18

Një e moshuar është aksidentuar në orët e mbrëmjes teksa kalonte rrugën në Prishtinë, saktësisht në “Rrugën B”. Janë publikuar...

Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

17/05/2022, 20:38

Edhe në muajin prill tregtia e jashtme vijoi të rritej në krahasim më një vit më parë. Eksportet u rritën...

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

17/05/2022, 17:38

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar përmbajtjen e Kabinetit për Qeverisje të Mirë. Ai ka treguar se ky segment...

Kërcënohet me bombë Rektorati i UP-së

Kërcënohet me bombë Rektorati i UP-së

17/05/2022, 16:56

Policia e Kosovës ka vendosur shirita sigurie përreth objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Krejt kjo është bërë për...

Lajmi i fundit

Studimi laboratorik – përbërjet e kanabisit parandalojnë coronavirusin?

Policia i shkon në shtëpi gjilanasit, e gjejnë teksa po kultivonte kanabisin në oborr të tij

18/05/2022, 8:38
LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

17/05/2022, 21:18
Prezantuesen shqiptare e lëshon karriga në transmetim live

Prezantuesen shqiptare e lëshon karriga në transmetim live

17/05/2022, 20:54
Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

17/05/2022, 20:38
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info