Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Një platformë e re mediash sociale fiton popullaritet me shpejtësi

Një platformë e re mediash sociale fiton popullaritet me shpejtësi

Në hapësirën e mediave sociale është shfaqur një lojtar i ri që quhet “Clubhouse”. Por ndryshe nga platformat e tjera të mediave sociale, ajo nuk është e hapur për të gjithë.

Autorja e suksesshme Rahaf Harfoush po mban një diskutim në një platformë të re të mediave sociale të quajtur, “Clubhouse”. Për të paktën dy deri në tre orë në ditë, tre herë në javë ajo drejton shfaqje, merr pjesë në aktivitete dhe ndjek disa të tjera.

“Ka kuzhinierë dhe producentë filmash, sipërmarrës, artistë, shkrimtarë dhe atletë. Dhe të gjithë gjejnë grupin e përshtatshëm dhe të gjithë mendojnë se si mund të kontribuojnë”, thotë ajo.

ADVERTISEMENT

Zonja Harfoush thotë se diskutimet më interesante ndodhin në grupe të mbyllura. Por edhe në dhoma dixhitale të hapura ka shumë për të dëgjuar: shfaqje të drejtuara nga njerëz si Elon Musk, Mark Zuckerberg ose Jared Leto.

“Ju faleminderit që më ftuat, jam i kënaqur që jam me ju”, thotë Vlad Tenev, shef ekzekutiv për kompaninë Robinhood.

“Vlad, na trego se çfarë ndodhi, na jep informacionin e brendshëm”, thotë Elon Mask.

Në rrjet mund të marrësh pjesë me ftesë dhe tani për tani gjendet vetëm në iPhone.

Platforma nuk lejon diskutime të regjistruara – përveçse kur folësi jep një leje të veçantë. Dhe aftësia për të arkivuar disa biseda mund të jetë një nga arsyet që së fundmi u rrit ndjeshëm numri i përdoruesve të “Clubhouse”, nga 600’000 në 8 milionë, duke e çuar vlerën e kompanisë në 1 miliard dollarë.

“Kjo u mundëson pjesëmarrësve që të kenë një përvojë audio në kohë reale, njësoj si një bisedë në grup me zë, por mund të lidhesh me njerëz që nuk i njeh akoma, ose mund të lidhesh me miqtë e tu”, thotë analisti i teknologjisë, Jeremiah Owyang i kompanisë “Kaleido Insights”.

Zoti Owyang deri tani ka identifikuar pothuajse 30 konkurrentë të ngjashëm me “Clubhouse” dhe deri në fund të vitit parashikon që të ketë më shumë se 100. Një defekt i madh janë çështjet e privatësisë: përdoruesit duhet që gjithmonë ta marrin si të mirëqenë që po regjistrohen. Por kjo nuk është e gjitha.

“Për shembull, ngacmimi në internet ose keqinformimi ose veprime të tjera keqdashëse ose njerëz që thjesht kryejnë mashtrime ose madje edhe informacione të rreme që përhapen nga aktorë të shteteve të huaja dhe nga çdo vendndodhje e mundshme në botë”, thotë ai.

Tani për tani, “Clubhouse” është falas, por ekspertët thonë se në të ardhmen kompania mund të konsiderojë mundësinë e anëtarësimit me pagesë dhe të reklamave./voa

Poste të ngjashme

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

11/08/2022, 17:30

Lufta në Ukrainë dhe pasojat që ajo ka sjellë, si inflacioni i lartë apo mungesa e disa produkteve, kanë bërë...

E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

11/08/2022, 17:16

Qitjet me armë zjarri në Kosovë, gjatë një dasme apo në ndonjë festë tjetër familjare, nxjerrin në pah se qytetarët,...

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

11/08/2022, 17:14

Shpërthime të forta janë dëgjuar në aeroportin ushtarak Ziabrovka të Bjellorusisë, që ndodhet në rajonin Gomel pranë kufirit me Ukrainën....

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

11/08/2022, 17:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes. Në njoftimin e ZPRK-së,...

Zeka: Edi Rama ka vepruar si burrshtetas, jo si kryetar partie

Milaim Zeka: Jam kundër shamisë në shkolla, ata që duan, ta vendosin në ambiente private

11/08/2022, 16:58

Gazetari Milaim Zeka është përfshirë në debatin mbi lejimin e mbulesës për vajzat e mitura në shkolla publike. Zeka tha...

Lajmi i fundit

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

11/08/2022, 17:30
E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

11/08/2022, 17:16
Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

11/08/2022, 17:14
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

11/08/2022, 17:08
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info