Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nipi detyrohet t’ia japë dajës 45 mijë euro, akuzohet se kishte lidhje dashurie me gruan e tij

Nipi detyrohet t’ia japë dajës 45 mijë euro, akuzohet se kishte lidhje dashurie me gruan e tij

Një person është detyruar t’ia japë dajës së tij 45 mijë euro për shkak se pleqtë e fshatit e kishin dënuar atë në bazë të traditave, duke e akuzuar se kishte një lidhje dashurie me gruan e këtij të fundit.

Në artikullin e publikuar nga gazeta Sinjali thuhet se ky rast ka ndodhur në fshatin Carallukë të Malishevës, dhe se çdo gjë filloi të bëhet e ditur prej momentit kur gruaja e përfshirë, kishte shkuar në polici dhe kishte deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, pasi ai i kishte thënë se ajo e kishte tradhtuar.

Sipas burimeve të Sinjalit, personi me të cilin akuzohej se gruaja e tradhtoi bashkëshortin e saj ishte nipi i familjes së këtij të fundit. Për t’i rregulluar raportet familjare, në emër të nderit, nipi u detyrua të paguajë. Pleqtë e lagjes ia shqiptuan atij një dënim, duke e detyruar të paguajë 45 mijë euro, si dëmshpërblim për kthim të nderit të familjes.

Vjehrri i saj e ka pranuar se pleqtë e lagjes e kanë dënuar nipin e familjes me 45 mijë euro, duke u pajtuar që kjo shumë e parave të paguhet dy herë radhazi, pjesa e parë prej 25 mijë eurosh në ditën e gjykimit me Kanun, kurse 20 mijë euro të tjera të paguhen më 10 gusht, thuhet në artikull.

Në raportin 24 orësh të policisë flitet për një rast detyrimi në Malishevë, por nuk janë dhënë detaje nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte  detyruar nga i dyshuari mashkull kosovar që të paguajë një shumë parash lidhur me një mosmarrëveshje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Poste të ngjashme

LDK-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e arsimit në Komunën e Podujevës

LDK-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e arsimit në Komunën e Podujevës

16/05/2022, 13:25

Ju njoftojmë se me iniciativën e Grupit të Këshilltarëve të LDK-Podujevë është thirrur seance e jashtëzakonshme për të diskutuar për...

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

16/05/2022, 11:25

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin "Adem Jashari" dhe atë të Gjilanit Punimet në stadiumin...

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

16/05/2022, 10:34

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Në prill...

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16

Bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, bëmë homazhe te varri i Presidentit Historik...

Hisen Berisha pritet të zëvendësojë Uran Ismailin në Kuvend

Deputeti i PDK-së akuzon rëndë për mashtrim kryeministrin dhe shoqatën e veteranëve

16/05/2022, 9:12

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar...

Lajmi i fundit

LDK-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e arsimit në Komunën e Podujevës

LDK-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e arsimit në Komunën e Podujevës

16/05/2022, 13:25
Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

16/05/2022, 11:25
Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

16/05/2022, 10:34
Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info