Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka kërkuar nga qytetarët që edhe në ditët festive të adresojnë ankesat në rast se hasin që në treg po manipulohet me çmimet.
Përmes, një postimi në rrjetin social Facebook, nga kjo ministri kanë thënë se inkurajohen qyettarët të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i fton qytetarët e Republikës së Kosovës që edhe në ditët festive, të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim apo manipulim lidhur me çmimet ne treg.
Qytetarët inkurajohen të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/
Mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë