Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nagavci tregon pse s’po jep dorëheqje edhe pse e shkeli Kushtetutën

Nagavci s’jep dorëheqje pasi shkeli Kushtetutën: Fajëson qeveritë e kaluara për gjendjen në arsim

Ministrja e Arsimit, Shkëncës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka vazhduar ta mbrojë vendimin e saj për nxënësit në Kamenicë, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese gjeti se me vendimin e saj, Nagavci e ka shkelur Kushtetutën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Edhe pse Nagavcit i është kërkuar dorëheqja, ajo as që po e mendon një opsion të tillë.

Ajo thotë se me vendimin e saj, është e bindur që ka bërë mirë.

“Në aspekt moral unë jam e bindur që kam bërë mirë që jam kujdesur edhe për ata 441 fëmijë të Komunës së Kamenicës, sikurse do të duhej të kujdesesha për secilin nga fëmijët tjerë”, tha Nagavci për RTK’në.

“Në aspekt juridik formal, nuk priten vendime të tilla. Nuk ka masa që mund të merren”, shtoi ajo.

Nagavci tha se as në të kaluarën, nuk janë dorëhequr zyrtarët për çështje të ngjashme.

“Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin e pagave, ligjin për zyrtarë publikë etj. dhe shfuqizohen në vazhdimësi vendime të qeverive. Asnjëherë nuk është shpërndarë parlamenti pse deputetët kanë votuar këto ligje që shpallen anti-kushtetuese. Nuk ka marrë askush asnjë përgjegjësi nga deputetët, as nga ish-qeveritë. Unë jam e bindur se vendimet e mija kanë qenë në kuadër të kompetencave”, tha Nagavci.

Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës kishte gjetur se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hudhte poshtë reformën e ndërmarrë nga Qendron Kastrati.

Më herët, Nagavci u është përgjigjur edhe paralajmërimeve të SBASHK’ut për greva, për 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratim sa më të shpejtë të Ligjit për paga.Sipas Nagavcit, nuk është koha për ultimatume dhe greva.

“Është tepër e rëndësishme të dijmë që nuk është kohë e ultimatumeve por është kohë e angazhimit dhe punës së përbashkët të të gjithëve për të përmirësuar rezultatet në arsim. Kërkesat e SBASHK’ut që kanë të bëjnë me aspektin material natyrisht se janë çështje që ne si qeveri i kemi pasur në vëmendje”, tha Nagavci në RTK.

“Si ministri e Arsimit, unë personalisht kemi adresuar në grupin punues të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me trajtimin e dinjitetshëm dhe të barabartë të mësimdhënësve”, tha Nagavci.

Ajo ka thënë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës e Teknologjisë duhet të gjejë forma të tjera të protestës.

“Greva sidomos në këto ditë pas përballies me pandeminë kur është e vërtetuar tashmë edhe nga studimet e shumta pasi ka pasur humbje edhe në të nxënit e nxënësve dhe në përgjithësi në rezultatet në mësim,  greva nuk duhet të jetë një opsion që duhet të shqyrtohet aq më shumë se edhe si qeveri jemi krah mësimdhënësve. Ka forma të tjera të protestës”, ka thënë Nagavci.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka paralajmëruar grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat. Qeverisë i është dhënë një javë kohë derisa SBAShK’u po kërkon 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratim sa më të shpejtë të Ligjit për paga./Reporteri.net

Poste të ngjashme

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16

Bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, bëmë homazhe te varri i Presidentit Historik...

Rreshteri nga Peja dhe policja në lidhje dashurie, motivi i rrahjes brutale xhelozia

Rreshteri nga Peja dhe policja në lidhje dashurie, motivi i rrahjes brutale xhelozia

16/05/2022, 8:16

Mbrëmë, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se si rreshteri policor i Drejtorisë Rajonale në Pejë, Senad Hamzic, dyshohet se ka sulmuar...

Përjashtimi nga Projektligji për pagën minimale, veteranët e UÇK-së paralajmërojnë destabilizim

Përjashtimi nga Projektligji për pagën minimale, veteranët e UÇK-së paralajmërojnë destabilizim

15/05/2022, 12:25

Veteranët e UÇK-së, kanë paralajmëruar destabilizim të vendit në rast se miratohet në Kuvend Projektligji për pagën minimale, sipas versionit...

Policia në Prishtinë sekuestron mbi 50 aparate prodhuese të kriptovalutave

Policia në Prishtinë sekuestron mbi 50 aparate prodhuese të kriptovalutave

15/05/2022, 12:00

Policia në Prishtinë dje ka relaziuar një hetim në një lokacion të dyshuar, ku ka hasur 104 aparate për prodhimin...

Babai e bën ‘llom’ vajzën e tij pasi ajo ia harxhoi 10 euro

Babai e bën ‘llom’ vajzën e tij pasi ajo ia harxhoi 10 euro

15/05/2022, 11:00

Një rast jo fort i zakontë i dhunës në familje është denoncuar mbrëmë, në Policinë rajonalë të Prizrenit, ku një...

Lajmi i fundit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

16/05/2022, 11:25
Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

16/05/2022, 10:34
Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

Hyseni bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe tek heronjët dhe dëshmorët tonë

16/05/2022, 9:16
Hisen Berisha pritet të zëvendësojë Uran Ismailin në Kuvend

Deputeti i PDK-së akuzon rëndë për mashtrim kryeministrin dhe shoqatën e veteranëve

16/05/2022, 9:12
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info