Visionpress.info
  • Lajme
    • Kosove
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Sporte tjera
  • Showbiz
    • VIP
    • Kulture & Art
    • Muzike/TV
    • Thashetheme
  • Shëndeti
    • Ushqimi/Dieta
    • Keshilla
    • Fit
  • Tech & Auto
  • Argetim
    • Kuorizitete
    • Rrjetet Sociale
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mustafa: Dëmet në bujqësi janë të mëdha, kompensimi pas vlerësimeve

Mustafa: Dëmet në bujqësi janë të mëdha, kompensimi pas vlerësimeve

Të gjithë fermerët e dëmtuar nga reshjet e fundit do të kompensohen nga Ministria e Bujqësisë pas vlerësimeve të të gjitha dëmeve në bujqësi që janë mjaft të mëdha.

Kështu ka thënë sot ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa gjatë vizitës që iu ka bërë fermerëve në Gjakovë, Junik dhe Klinë.

Mustafa tha se pas mbledhjes së raporteve nga të gjitha komunat për dëmet në bujqësi, Ministria e Bujqësisë do t’i kompensojë financiarisht të gjithë fermerët e dëmtuar.

Mustafa: Kompensimi financiar, pas vlerësimit të dëmeve

Video

“Në këtë rast gjatë vizitave në terren po shfrytëzoj rastin të shoh edhe fermerët që janë dëmtuat nga reshjet e fundit në këtë regjion. Në bashkëpunim me institucionet komunale edhe komisionet që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve për të bërë pastaj edhe kompensimin financiar të këtyre dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Momentalisht jemi në komunën e Klinës te një fermer që ka një serë grant nga Ministria e Bujqësisë që ka pësuar nga reshjet e fundit, e që do të shohim edhe mundësinë që pas vlerësimeve të këtyre dëmeve të bëjmë edhe kompensimin financiar”, tha ai.

Për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e vërshimeve të fundit, ministri Mustafa tha se është një proces që merr kohë.

Mustafa: Vlerësimi i dëmeve merr kohë

“Është një proces që merr kohë, duhet mbledhur raportet e të gjitha komunave, nuk është vetëm kjo komunë, fatkeqësisht është një numër i madh i komunave ku kanë pësuar fermerët nga fatkeqësitë natyrore ose nga reshjet e fundit. Do të bëjmë një përmbledhje përfundimtare nga të gjitha këto raporte për të gjithë fermerët, do të nxjerrim edhe një vendim në Qeveri dhe pastaj Ministria e Bujqësisë përmes buxhetit që për herë të parë më 2020 për të vazhduar edhe më 2021 kemi një buxhet të ndarë ose kod të veçantë për kompensimin e këtyre dëmeve”, tha Mustafa.

Ai gjatë vizitës te fermeri Milot Jusufi në Bokshiq të Klinës tha se kanë parë nga afër edhe rezultatet e punës së dy programeve të Ministrisë së Bujqësisë, programi për grante në vlerë 29 milionë euro për periudhën korrik 2020-dhjetor 2021 dhe mbi 70 milionë euro të formave të ndryshme të subvencioneve dhe kompensimin e dëmeve.

Po ashtu ministri në detyrë ka vizituar edhe fermerin Bardhyl Marmullaku në Klinafc të Klinës

Poste të ngjashme

​Abrashi prezanton projektin për shkarkimin nga veturat të lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë

​Abrashi prezanton projektin për shkarkimin nga veturat të lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë

19/01/2021, 15:15

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe nënkryetari i Fushë Kosovës Fadil Krasniqi kanë vizituar sot lagjen "Dardania", ku...

Drejtoi veturën i dehur, godet dy vajza të mitura

Drejtoi veturën i dehur, godet dy vajza të mitura

19/01/2021, 12:20

Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij në ndikim të alkoolit i...

Moti për sot dhe nesër

Moti për sot dhe nesër

19/01/2021, 9:09

Moti në Kosovë do vazhdoj të jetë i ftohtë e sidomos mëngjeset e ku parashihen edhe ngrica, ndërsa gjatë mbrëmjes...

Limaj: Veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës po i bashkohen betejës politike për të ardhmen e vendit

18/01/2021, 23:59

Kandidati për kryeministër nga radhët e Nisma Fatmir Limaj është takuar sonte në Kërvasari të Malishevës me bashkëluftëtarë që familjet...

Kurti prezanton aderimin më të ri në Vetëvendosje

Kurti prezanton aderimin më të ri në Vetëvendosje

18/01/2021, 23:09

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka bërë të ditur për aderimin më të ri në...

Lajmi i fundit

Komandat Remi “shpërthen” me akuza ndaj PDK-së: Kjo po ndodh në atë parti

Komandat Remi “shpërthen” me akuza ndaj PDK-së: Kjo po ndodh në atë parti

19/01/2021, 16:29
Dënohet Lionel Messi

Dënohet Lionel Messi

19/01/2021, 15:47
Sulmuesi i Braga-s shkone te skuadra e Drenicës për tu testuarë

Sulmuesi i Braga-s shkone te skuadra e Drenicës për tu testuarë

19/01/2021, 15:43
​Abrashi prezanton projektin për shkarkimin nga veturat të lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë

​Abrashi prezanton projektin për shkarkimin nga veturat të lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë

19/01/2021, 15:15
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Argetim
  • Basketboll
  • Covid-19
  • Fit
  • Fokus
  • Futboll
  • Keshilla
  • Kosove
  • Kulture & Art
  • Kuorizitete
  • Lajme
  • Moti
  • Muzike/TV
  • Rajoni & Bota
  • Rrjetet Sociale
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Tech & Auto
  • Thashetheme
  • Ushqimi/Dieta
  • Video
  • VIP

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajme
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
    • Futboll
    • Basketboll
    • Sporte tjera
  • Showbiz
    • Të gjitha
    • VIP
    • Kulture & Art
    • Muzike/TV
    • Thashetheme
  • Shëndeti
    • Të gjitha
    • Ushqimi/Dieta
    • Keshilla
    • Fit
  • Tech & Auto
  • Argetim
    • Të gjitha
    • Kuorizitete
    • Rrjetet Sociale
  • Video

© 2020 Visionpress.info