Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Murtezaj: Informaliteti më i madh është në ndërtimtari e gastronomi

Murtezaj: Informaliteti më i madh është në ndërtimtari e gastronomi

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se performanca e ATK-së në katër muajt e parë të këtij viti ka qenë e shkëlqyeshme.

Murtezaj për emisionin “60 Minuta” në KTV ka treguar se nga janari deri në prill të këtij viti janë inkasuar 269.5 milionë euro, apo rreth 40 milionë më tepër se që kishte parashikuar.

“Krahasuar me vitin e kaluar kemi rreth 70 milionë euro më tepër të hyra, apo rreth 34.1 për qind”, tha Murtezaj.

Ai ka thënë se janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritje të performancës. E para thotë se është fuqizimi i kontrollit të brendshëm. Më pas rritja e efikasitetit në mbledhje të borxheve. Faktori i tretë është rritja e transparencës.

“Përmes sistemit elektronik, bizneset që kanë qarkullime të larta e kanë pagesë minimale apo zero, ato dërgohen në inspektorat tatimor. Kam fjalën për biznese të përgjithshme”, tha Murtezaj.

Ai ka thënë se po ashtu është edhe automatizimi i proceseve të punës që ka ndikuar në këtë rritje.

“Sistemi elektronik tash identifikon rastet për kontroll e në të kaluarën duhej rastet të identifikoheshin nga individi”, tha Murtezaj.

Murtezaj ka thënë se bazuar në analizat kanë konstatuar se sektori i ndërtimtarisë dhe gastronomisë është ai ku ka më tepër informalitet.

“Në këtë drejtim nga viti i kaluar, nga viti 2020 më saktë, kemi filluar projektin e ndërtimtarisë duke zhvilluar kontrolle që të identifikohen të gjitha shmangiet tatimore të gjithë kontraktorëve të x projekteve në sektorin e ndërtimtarisë. Ka prodhuar rezultat kjo. Më pas kemi sektorin e akomodimit, apo gastronomisë. Gjithashtu është evidente fakti që prodhojnë informalitet fiskal. Jemi dëshmitar edhe në Prishtinë shembull që vazhdon të mos lëshohet kupon fiskal”, tha Murtezaj.

Ai ka shtuar se gjatë viteve të fundit është rritur gama e tatimpaguesëve. Ai ka thënë se bazuar me vitin e kaluar në këtë katërmujor është rritur numri i tatimpaguesëve për afro 7 për qind.

Ai ka treguar për softuerin elektronik që ka marrë ATK-ja donacion nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe në bashkëpunim me Ambasadën ka përgatitur kuadrot dhe tash arrijnë të bëjnë verifikimin e transaksioneve online, atyre nëpërmjet rrjeteve sociale që raportojnë vazhdimisht shitje e në ATK nuk raportojmë.

“Sistemi softuerik është si rrjet merimangë, ku zyrtarët tatimorë e kanë mundësi që përmes sistemit elektronik të shfrytëzojnë gjitha informatat e mundshme, nga kadastri e deri te bankat komerciale, e të zbulohen rastet. Shembull një qytetar që ka regjistruar biznes me një qarkullim zero e ka blerë veturë 100-200 mijë euro. Ne jemi duke identifikuar rastet e dërgohen ato në operativë”, tha Murtezaj.

Ai ka thënë se në të kaluarën këto raste është dashur të verifikohen ndryshe në bazë të informatave e tash është me anë të sistemit elektronik.

Ai ka thënë se po identifikohen edhe rastet e të hyrave të siguruara nëpërmjet klikimeve apo portaleve.

“Këto informata po i kompletojmë tash kemi informata. Bazuar në të dhënat e kompletuara fillojmë të trajtojmë rastet duke përcaktuar detyrimet tatimore”, tha Murtezaj.

Murtezaj ka ripërsëritur se remitencat nga diaspora nuk do të tatohen. Ai ka thënë se tatohen të hyrat tjera që sigurohen nga qytetarët, por jo edhe remitencat.

Sa i përket rritjes së pragut të pagave që do të tatohen nga 80 në 250 euro, Murtezaj thotë se kjo nuk do të ketë ndikim negativ në ATK.

“Efektet tatimore në këtë drejtim nuk do të jenë të mëdha. Deri tash kemi pagën deri 80 euro që nuk tatohet e nga 80-250 euro tatohet me 4 për qind. Nuk është peshë e madhe. Efekti i ndryshimit është i madh te qytetari”, ka thënë Murtezaj.

Por, kjo rritje e pragut duhet votuar në Kuvend.

Murtezaj ndërkohë ka treguar se bazuar në projektin e nisur në nëntor të vitit të kaluar për të formalizuar punëtorët, janë identifikuar 2170 punëtorë që nuk ishin të formalizuar dhe janë formalizuar.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin gjeneral për Kosovë të organizatës CARITAS, Gerhard Schaumberger, për...

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

20/05/2022, 13:39

Pas veprimit që pati ndaj drejtorit të drejtorisë së arsimit në Podujevë Avni Fetahu, Ekrem Rrahmani ka mbajtur një fjalim...

Labinot Tahiri thot se 6 persona  janë lajmruar për t’ja dhuruar veshkën Arlindit nga Podujeva (Foto)

Labinot Tahiri thot se 6 persona janë lajmruar për t’ja dhuruar veshkën Arlindit nga Podujeva (Foto)

20/05/2022, 12:47

Sot, 6 persona më janë lajmruar për t'ja dhuruar veshkën Arlindit nga Podujeva, dhe njeri nga dhuruesit është nga Gjermania,...

Komuna e Podujevës mban mbledhje komemorative në nderim të Sabit Zejnullahut

Të premtën mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës

19/05/2022, 14:20

Komuna e Podujeves ka bere te ditur   se më 20.05.2022 (e premte), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të...

Drejtoria e Arsimit në Podujevë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Olimpiadën Speciale të Kosovës

Drejtoria e Arsimit në Podujevë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Olimpiadën Speciale të Kosovës

18/05/2022, 18:58

Drejtori i Drejtorisë se Arsimit, Avni Fetahu, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Olimpiadën Speciale të Kosovës për realizimin e aktiviteteve...

Lajmi i fundit

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

21/05/2022, 18:51
Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

21/05/2022, 18:24
Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

21/05/2022, 18:13
Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

21/05/2022, 18:01
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info