Rusia nuk surprizon më në lëvizjet e saj për të trazuar lindjen e Europës, por edhe më gjerë, që nga momenti kur nisi agresionin ushtarak në Ukrainë.
Ajo që botën tashmë e frikëson edhe më shumë është data 9 maj.
Kremlini ka paralajmëruar zhvillimin e paradës ushtarake të përvitshme në sheshin e kuq të Moskës.
Por këtë vit situata është më ndryshe, kjo për faktin se aktualisht po zhvillohet lufta në Ukrainë, e cila ka hyrë në ditën e 74-ët.
Fotot që sjell SYRI i përkasin provave finale të paradës ushtarake të ditës së hënë, ku do të kremtohet 77-vjetori i fitores mbi nazistët.
11 mijë ushtarakë morën pjesë në këto prova gjenerale.
Kolona ushtarake përfshinte 131 njësi me pajisje moderne ushtarake, si dhe armatimet historike, ndër të cilave tanku legjendar T-34-85, i cili është në krye të kolonës së mekanizuar.
Gjithsej, në pjesën ajrore të paradës marrin pjesë 77 aeropolanë dhe helikopterë mbi sheshin e kuq.
Siç edhe pritet, këtë vit Rusia do të ekspozojë edhe avionin bërthamor, detaj i cili është konsideruar si provokim i hapur për perëndimin.