Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ministria e Rozeta Hajdarit harxhoi mbi 115 mijë euro në Dubai, 4 mijë euro u pagua qiraja për piano

Ministria e Rozeta Hajdarit harxhoi mbi 115 mijë euro në Dubai, 4 mijë euro u pagua qiraja për piano

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me zyrtarë të tjerë e mysafirë kanë marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare “Expo 2020 Dubai” gjatë muajit shkurt. Ky dikaster për Demokracia.com ka konfirmuar se për organizimin e ceremonisë së kremtimit të Ditës së Pavarësisë në Dubai janë shpenzuar 115 mijë e 903 euro.

40 mijë euro i kushtoi MINT-it koncerti me tenorin Ramë Lahaj, derisa 3 mijë e 988 euro qiraja për piano.

Demokracia.com i ka siguruar këto fatura dhe shumë të tjera për shpenzimet që MINT i pati në “Expo 2020 Dubai”, përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare.

Nga MINT kanë treguar se buxheti i planifikuar për këtë ekspozitë ka qenë 513 mijë e 96 euro, por siç thuhet në përgjigjen e tyre për Demokracia.com, i kanë shpenzuar vetëm 115 mijë e 903.

“Sa i përket buxhetit kombëtar për “Expo 2020”, janë buxhetuar: 75 mijë euro nga kursimet brenda buxhetit të MINT të vitit 2021 dhe 554 mijë euro për vitin 2022 të siguruara nga buxheti i përgjithshëm i Kosovës, të pozicionuara në kuadër të KIESA-s. Pra, gjithsej 629 mijë euro të planifikuara për pjesëmarrje dhe përfaqësim në këtë ekspozitë ndërkombëtare. Nga ky buxhet i planifikuar, MINT ka shpenzuar vetëm 115 mijë e 903 euro, janë kursyer 513 mijë e 96 euro nga buxheti i planifikuar”, kanë thënë nga MINT për Demokracia.com.

Nga ky institucion kanë shtuar se ka ende fatura që do të procedohen nga buxheti i MINT-it lidhur me këtë ekspozitë, e cila është mbyllur më 15 prill.

Shpenzimet e MINT-it në “Expo 2020 Dubai”

Emiratet e Bashkuara kanë mbuluar shpenzimet për ministren Rozeta Hajdari, ndërsa institucioni që kjo e drejton ka paguar për harxhimet e zyrtarëve të saj dhe disa mysafirëve, siç shihet edhe në dokumentet e siguruara nga Demokraica.com.

Leman Hatashi, zyrtare në MINT, ka harxhuar 191 euro për akomodim, 319 euro për ushqim dhe si para xhepi, ndërsa bileta i ka kushtuar 877 euro. Gjithsej, shpenzime Hatashi ka pasur rreth 1 mijë e 388 euro.

Zyrtari tjetër i kësaj ministrie, Zef Dedaj, ka shpenzuar 215 euro për akomodim, 319 euro për ushqim dhe si para xhepi, dhe 43 euro për shpenzime të tjera. Shpenzime në biletë edhe ky i ka pasur 877 euro, duke harxhuar gjithsej 1 mijë e 455 euro.

Sara Mehmeti nga MINT ka qëndruar më gjatë në këtë ekspozitë, sipas dokumentit që e ka siguruar Demokracia.com. Kjo e fundit ka shpenzuar 1 mijë e 588 euro për akomodim, 981 euro për ushqim dhe si para xhepi, 205 euro për shpenzime të tjera dhe 761 euro për biletë. Gjithsej, Mehmeti ka harxhuar 3 mijë e 537 euro.

Alpinistja e njohur, Flutura Ibrahimi, ka marrë pjesë gjithashtu në “Expo 2020 Dubai”. Ajo nga buxheti i MINT ka shpenzuar 260 euro për akomodim dhe 1 mijë e 153 euro për biletë, pra gjithsej 1 mijë e 414 euro.

Bashkë me MINT-in, në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë edhe Meriton Braha, Ismet Sijarina, Bledi Malushi si kameramanë, Muea Ibrahimi nga Oda Ekonomike e Kosovës, Arbnora Dushi nga Akademia e Shkencës dhe Arben Llapashtica si fotograf.

Secili prej tyre kanë harxhuar nga 260 euro për akomodim dhe nga 877 euro për bileta. Në total, shpenzimet e lartpërmendura të MINT-it, arrijnë shifren prej 14 mijë e 625 euro.

Shpenzimet e hotelit të paguara nga MINT për secilin pjesëmarrës i gjeni në këtë LINK, pagesat sipas faturave që ka parë Demokracia.com, janë bërë me monedhë të Emirateve të Bashkuara – Shpenzimet e hotelit

Pagesat e biletave

MINT në këtë ekspozitë ka pasur edhe shpenzime të tjera.

Demokracia.com në dokumentet e siguruara nga MINT, ka parë se 40 mijë euro i janë dhënë “Opera SHPK” për Ramë Lahajn, tenorin kosovar, 970 euro për foton promovuese të realizuar nga Ismet Sijarina, 587 për hartën promovuese nga Ajet Hyseni dhe 985 euro për Klodiana Brahën, e cila ka realizuar videon promovuese.

Ndërkaq, gjithsej 3 mijë e 988 euro, MINT i ka dhënë për qiranë e pianos, të cilat ia ka paguar kompanisë Mei General Trading.

Pagesa për OPERA SHPK
Pagesa për hartën promovuese
Pagesa për foton promovuese
Pagesa për video promovuese
Pagesa për piano me qira (me valutë të Emirateve të Bashkuara)

Ndryshe, panairi botëror Expo 2020 Dubai është mbajtur nga 1 tetori 2021.

Panairi ka mirëpritur 190 pjesëmarrës dhe vizitorë të tjerë.

Temat kryesore këtë herë kanë qenë: Mundësitë, Lëvizshmëria, Qëndrueshmëria, duke shërbyer si platforma që nxisin kreativitetin, inovacionin dhe bashkëpunimin rajonal./Demokracia.com/

Poste të ngjashme

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

17/05/2022, 21:18

Një e moshuar është aksidentuar në orët e mbrëmjes teksa kalonte rrugën në Prishtinë, saktësisht në “Rrugën B”. Janë publikuar...

Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

17/05/2022, 20:38

Edhe në muajin prill tregtia e jashtme vijoi të rritej në krahasim më një vit më parë. Eksportet u rritën...

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

17/05/2022, 17:38

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar përmbajtjen e Kabinetit për Qeverisje të Mirë. Ai ka treguar se ky segment...

Kërcënohet me bombë Rektorati i UP-së

Kërcënohet me bombë Rektorati i UP-së

17/05/2022, 16:56

Policia e Kosovës ka vendosur shirita sigurie përreth objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Krejt kjo është bërë për...

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Burojë

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Burojë

17/05/2022, 16:53

Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, ka vizituar prindërit e Thaçit në...

Lajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

17/05/2022, 21:18
Prezantuesen shqiptare e lëshon karriga në transmetim live

Prezantuesen shqiptare e lëshon karriga në transmetim live

17/05/2022, 20:54
Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

17/05/2022, 20:38
Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

17/05/2022, 17:38
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info