Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ministri Vitia e nënshkruan UA-në për vaksinat anti-Covid, hapet rruga për blerjen e vaksinave nga Pfizer

Ministri Vitia e nënshkruan UA-në për vaksinat anti-Covid, hapet rruga për blerjen e vaksinave nga Pfizer

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid. Sipas këtij dokumenti, vaksinat duhet të kenë miratimin e EMA-së ose FDA-së. Ky UA i hap rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer

Udhëzimi Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2015, Autorizimi për Marketing për Produktet Medicinale i cili i hap rrugë sjelljes së vaksinave anti-Covid në Kosovë, është nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, shkruan Gazeta Shneta.

ADVERTISEMENT

UA mundëson palëve kontraktuale që të marrin me kush ose emergjent Autorizim Marketingun për vaksinat kundër Covid-19, duke përjashtuar dispozitat e Udhëzimit Administrativ 01/2015. Ky i fundit në Nenin 6 përcakton që AM lëshohet me kusht që çdo person juridik apo koorporatë duhet të ketë të regjistruar biznesin në Republikën e Kosovës.

Këtë nen e ka përjashtuar UA i ri i cili vlen vetëm për vaksinat kundër Covid-19.

“Aplikuesi duhet të dorëzojë në AKPPM kërkesën me dokuemtat e përcaktuara në marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë apo një organi tjetër publik dhe palës kontraktuale, për autorizim për marketing të kushtëzuar apo emergjent të lëshuar nga autoritetet rregullative: Agjencia Europiane e Barnave (EMA) apo Administrata për Barna dhe Ushqim e SHBA (FDA) për vaksinat kundër Covid-19”, thuhet në Nenin 22B.

Sipas këtij dokumenti, AM do të lëshohet brenda dy ditëve pune, ndërsa importi i vaksinave bëhet sipas legjislacionit në fuqi dhe kritereve të përcaktuara në marrëveshje në mes të MSH-së apo një organi tjetër publik, dhe palës kontraktuale për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

Edhe farmakovigjilenca e vaksinave bëhet poashtu sipas kritereve të përcaktuara në marrëveshje mes palëve.

Ky UA ka përjashtuar edhe dispozitat e Udhëzimit Administrativ për tarifat e shërbimeve të ofruara në AKPPM, si dhe dispozitat e Udhëzimit Administrativ 12/2013 Vendosja e Banderollave në Produktet Medicinale.

Udhëzimi Administrativ 01/2021 ka hyrë në fuqi ditën e djeshme më 19 prill. Ndryshimet janë bërë me kërkesë të kompanive ndërkombëtare të cilat prodhojnë vaksina, sikurse Pfizer dhe Biontech, të cilat nuk kanë pranuar të kenë përfaqësues në vendet ku dorëzohen vaksinat. /Gazeta Shneta

Poste të ngjashme

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

11/08/2022, 17:30

Lufta në Ukrainë dhe pasojat që ajo ka sjellë, si inflacioni i lartë apo mungesa e disa produkteve, kanë bërë...

E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

11/08/2022, 17:16

Qitjet me armë zjarri në Kosovë, gjatë një dasme apo në ndonjë festë tjetër familjare, nxjerrin në pah se qytetarët,...

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

11/08/2022, 17:14

Shpërthime të forta janë dëgjuar në aeroportin ushtarak Ziabrovka të Bjellorusisë, që ndodhet në rajonin Gomel pranë kufirit me Ukrainën....

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

11/08/2022, 17:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes. Në njoftimin e ZPRK-së,...

Zeka: Edi Rama ka vepruar si burrshtetas, jo si kryetar partie

Milaim Zeka: Jam kundër shamisë në shkolla, ata që duan, ta vendosin në ambiente private

11/08/2022, 16:58

Gazetari Milaim Zeka është përfshirë në debatin mbi lejimin e mbulesës për vajzat e mitura në shkolla publike. Zeka tha...

Lajmi i fundit

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

Dy simptomat që tregojnë se keni Covid-19

11/08/2022, 17:30
E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

E moshuara gjuan me armë zjarri në një aheng në restorant (VIDEO)

11/08/2022, 17:16
Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

11/08/2022, 17:14
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

11/08/2022, 17:08
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info