Visionpress.info
  • Lajme
    • Kosove
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Sporte tjera
  • Showbiz
    • VIP
    • Kulture & Art
    • Muzike/TV
    • Thashetheme
  • Shëndeti
    • Ushqimi/Dieta
    • Keshilla
    • Fit
  • Tech & Auto
  • Argetim
    • Kuorizitete
    • Rrjetet Sociale
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lansohet “Teco App”, produkti më i ri në fushën e teknologjisë

Lansohet “Teco App”, produkti më i ri në fushën e teknologjisë

Teco Technologies, kompani për shërbime digjitale ka lansuar sot produktin më të ri “Teco App”, aplikacion ky që ofron mundësi të komunikimit dhe bashkëpunimit mes pjesëtarëve të kompanisë.

Me këtë rast u tha se “Teco App” është platforma më e sigurt, përmes së cilës ofrohen të gjitha shërbimet pa pasur nevojë për hapjen e platformave të tjera.

E veçanta e “Teco App” është se është lansuar nga “Teco Technologies”, kompani kjo që është shembull i bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri.

E ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, thotë se kjo do të nxisë edhe më shumë bashkëpunimin midis grupeve të interesit në Kosovë dhe Shqipëri.

Me rastin e lansimit të aplikacionit “Teco App”, Minxhozi shprehi besimin e tij se kompania do të ecën shumë mirë duke sjellë projekte të mëdha në të ardhmen.

“Kemi të bëjmë me një grup inovatorësh nga Shqipëria, nga Kosova, dhe besoj që do t’ia dilni në krye me shumë sukses. Teco janë gjëja më e rëndësishme e një teknologjie për të ecur përpara dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse motivon të rinjtë për t’u marrë me shkencën më të lartë të shkëmbimit të eksperiencave dhe analizave. Unë do të dëshiroja me këtë rast, që të nxisë edhe më tepër bashkëpunimin midis grupeve të interesit si në Shqipëri, në Kosovë dhe në gjithë rajonit. Dhe unë besoj se të gjitha mundësitë janë dhe se në këtë zyrë kaq të vogël në të ardhmen të kemi projekte të mëdha”, tha Minxhozi.

Shefi ekzekutiv i “Teco Technologies”, Krenar Batusha tha se si kompani synojnë që të punësojnë shumë të rinj si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, si dhe që të rrisin bashkëpunimin e ndërsjellë, teksa tregoi edhe për qëllimet kryesore të kësaj kompanie.

“Sot u lansua Techo App-i, është një ditë shumë e veçantë për neve. Qëllimi i Techo App-it është për të punësuar sa më shumë të rinj e të reja në Kosovë dhe Shqipëri dhe të shërbejmë për vendet jashtë. Ne si kompani ofrojmë një produkt i cili lehtëson komunikimin brenda kompanisë si dhe menaxhimin, ku mund të shihni me një panel produktivitetin e kompanisë tuaj”, tha ai.

Bashkëfinancuesi i “Teco Technologies”, Aldo Dervishi, tha se kjo është faza e dytë e kësaj kompanie, teksa shtoi se është i lumtur për bashkëpunimin që kanë pasur si staf.

“Për ne sot është faza e dytë e Techo-s, faza më e rëndësishme në hedhjen në tregun ndërkombëtar, që normalisht që objektivi dhe vizioni është që të jemi në tregun ndërkombëtar”, u shpreh ai.

I pranishëm në ceremoninë e lansimit të produktit “Teco App” ishte edhe drejtori i ICK-së, Uranik Begu, i cili u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me Teco Technologies. Ai tha se ky është vetëm fillimi i një tregimi të suksesshëm të kësaj kompanie.

Ndryshe “Teco App” ka 5 platforma përmes së cilave lehtëson operimin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve.

Poste të ngjashme

Irlanda gjobit Twitter me 450 mijë euro

Irlanda gjobit Twitter me 450 mijë euro

15/12/2020, 17:24

Rregullatori irlandez i mbrojtjes së të dhënave njoftoi sot se vendosi një gjobë kundër rrjetit social Twitter në vlerë 450.000...

Zbulohen çmimet zyrtare te serise Galaxy S21 e cila do te lansohet ne fillim te vitit te ardhshem dhe jane 100$ me lire se seria e vitit te kaluar:

Zbulohen çmimet zyrtare te serise Galaxy S21 e cila do te lansohet ne fillim te vitit te ardhshem dhe jane 100$ me lire se seria e vitit te kaluar:

11/12/2020, 11:54

Samsung Galaxy S21 5G — $850 - $899 Samsung Galaxy S21+ 5G — $1,050 - $1,099 Samsung Galaxy S21 Ultra...

Makinat elektrike do të kenë targa të gjelbra

Makinat elektrike do të kenë targa të gjelbra

11/12/2020, 10:39

Edhe pse makinat elektrike zakonisht shquhen në rrugë me dizajnin e tyre, që nga kjo javë, ekziston një tjetër tipar...

Twitter cakton hakerin e famshëm për shef të sigurisë

Twitter cakton hakerin e famshëm për shef të sigurisë

16/11/2020, 23:50

Rrjeti social Twitter, i ekspozuar ndaj kërcënimeve serioze të sigurisë, ka punësuar një nga hakerët më të famshëm në botë...

Samsung Galaxy S21 do të vijë pa kufje vitin e ardhshëm?

Samsung Galaxy S21 do të vijë pa kufje vitin e ardhshëm?

04/11/2020, 20:46

Samsung po konsideron të heqë kufjet nga kutia e shitjes së Galaxy S21 vitin e ardhshëm. Për më tepër, kompania...

Lajmi i fundit

Komandat Remi “shpërthen” me akuza ndaj PDK-së: Kjo po ndodh në atë parti

Komandat Remi “shpërthen” me akuza ndaj PDK-së: Kjo po ndodh në atë parti

19/01/2021, 16:29
Dënohet Lionel Messi

Dënohet Lionel Messi

19/01/2021, 15:47
Sulmuesi i Braga-s shkone te skuadra e Drenicës për tu testuarë

Sulmuesi i Braga-s shkone te skuadra e Drenicës për tu testuarë

19/01/2021, 15:43
​Abrashi prezanton projektin për shkarkimin nga veturat të lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë

​Abrashi prezanton projektin për shkarkimin nga veturat të lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë

19/01/2021, 15:15
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Argetim
  • Basketboll
  • Covid-19
  • Fit
  • Fokus
  • Futboll
  • Keshilla
  • Kosove
  • Kulture & Art
  • Kuorizitete
  • Lajme
  • Moti
  • Muzike/TV
  • Rajoni & Bota
  • Rrjetet Sociale
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Tech & Auto
  • Thashetheme
  • Ushqimi/Dieta
  • Video
  • VIP

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajme
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
    • Futboll
    • Basketboll
    • Sporte tjera
  • Showbiz
    • Të gjitha
    • VIP
    • Kulture & Art
    • Muzike/TV
    • Thashetheme
  • Shëndeti
    • Të gjitha
    • Ushqimi/Dieta
    • Keshilla
    • Fit
  • Tech & Auto
  • Argetim
    • Të gjitha
    • Kuorizitete
    • Rrjetet Sociale
  • Video

© 2020 Visionpress.info