Një e moshuar është aksidentuar në orët e mbrëmjes teksa kalonte rrugën në Prishtinë, saktësisht në “Rrugën B”.
Janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas videos, disa persona janë afruar tek viktima për t’i ofruar ndihmë.
Në vendin e ngjarjes tanimë ka arritur edhe autoambulanca.