Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letra urimi nga drejtori ekzekutiv dhe nga kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, e ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren plebishitare të 14 shkurtit 2021 dhe rikthimin e tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në letrën e urimit drejtori Iseni ka thënë se Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, në çdo kohë dhe me tërë potencialin institucional, do të jetë në dispozicion dhe në shërbim të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, duke i uruar kryeministrit Kurti suksese në realizmin e misionit për zhvillimin e vendit, ka thënë se i ka gjithmonë dyert e hapura dhe përkrahjen e duhur të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.