Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti përkujton heroin Ilir Konushevci: Kryepersonazh i historisë së logjistikës së UÇK-së

Kurti përkujton heroin Ilir Konushevci: Kryepersonazh i historisë së logjistikës së UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti, e ka përkujtuar heroin e kombit, Ilir Konushevci në 24-vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti ka thënë se pas rënies së Zahir Pajazitit, Ilir Konushevci ishte figura kyçe e UÇK-së për Zonën Operative të Llapit.

“Historia e logjistikës së UÇK-së, ka për kryepersonazh një nga luftëtarët me kontributin më të madh dhe më të çmuar për çlirimin e Kosovës, Ilir Konushevcin – Mërgimin“, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në kujtim të Ilir Konushevcit, Mërgimit të UÇK-së

Për një ushtri luftëtarësh të lirisë si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e themeluar dhe e ngritur krejtësisht nga fillimi prej vullnetarësh, një nga sfidat më të vështira qe furnizimi me armë dhe municion. Historia e logjistikës së UÇK-së, ka për kryepersonazh një nga luftëtarët me kontributin më të madh dhe më të çmuar për çlirimin e Kosovës, Ilir Konushevcin – Mërgimin. Sot është përvjetori i 24-të i vrasjes së Ilir Konushevcit, më 9 maj 1998. I lindur më 20 qershor 1969 në fshatin Llugë të Llapit, Ilir Konushevci i takon grupeve të para të armatosura që zgjodhën rrugën e luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore. Më 13 maj 1992, Iliri së bashku me shokë themeluan grupin ilegal “Shqiponjat” që një vit më pas, bashkëpunoi edhe me Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Nga qershori i vitit 1996, Iliri u bë i afërm me grupin e Zahir Pajazitit e Hakif Zejnullahut, të cilët bashkë me Edmond Hoxhën ranë më 31 janar 1997, si dhe ishte i pandarë me Adrian Krasniqin deri në rënien e tij më 16 tetor 1997. Ilir Konushevci u kthye në drejtuesin e grupit kryesor të logjistikës së UÇK-së. Me dhjetëra herë, me shokë e kaloi kufirin që ndante Shqipërinë dhe Kosovën, duke furnizuar me armë dhe municione pothuajse të gjitha njësitet e UÇK-së. Grupi logjistik i Mërgimit, ishte kanali me prurjet më të mëdha furnizuese të UÇK-së, i cili ka lënë pas një dokumentacion historik shumë të vëllimshëm dhe të pasur me shënime dhe të dhëna për logjistikën e UÇK-së. Natën e 8 majit 1998, Ilir Konushevci bashkë me doktor Hazir Malajn, shtëpia e të cilit ishte menduar për një bazë të re, u nisën nga Tirana për në fshatin Tpla të Tropojës, në përcjellje të një kamioni me armë që do të dërgoheshin drejt Kosovës. Rrugës nga Qafëmali drejt Bajram Currit, pas mesnatës, afër fshatit Miliskajë, ata ranë në një pritë të organizuar, ku Iliri fillimisht u plagos, kurse një nga atentatorët u plagos rëndë dhe vdiq. Iliri Konushevci dhe doktor Hazir Malaj u vranë në orët e para të 9 majit 1998, në Poravë. Në gjendjen gati anarkike në Shqipërinë kaotike të pas trazirave të vitit 1997, ku jo të gjithë e përkrahnin luftën e UÇK-së dhe ku vepronin edhe elemente të strukturave serbe, Ilir Konushevci u vra teksa po çonte dërgesën e fundit me armë drejt Kosovës, meqë kishte vendosur që tutje të qëndronte në Kosovë. Pas vrasjes së Zahir Pajazitit, Ilir Konushevci ishte figura kyçe e UÇK-së për Zonën Operative të Llapit. Megjithëse dorasit e Ilirit u zbuluan që më 1998, asnjë instancë e drejtësisë nuk i hetoi dhe nuk i sqaroi deri në fund rrethanat e vrasjes së tij. Vrasja e Ilir Konushevcit duhet shtruar me të gjithë emrat dhe motivet e saj, para drejtësisë dhe para historisë. Përtej nga ajo çfarë lexohet në një letër të tij, ku ai thjesht është nënshkruar me “Ju përshëndes nga zemra, ushtari i UÇK-së Mërgimi”, Ilir Konushevci ishte ushtari ideal i lirisë, i denjë për pararendësin e tij Zahir Pajaziti të cilin e pasoi në detyra. Në kujtim të gjithë veprimtarisë dhe jetës së atij që ishte koka dhe zemra e logjistikës së luftës për çlirimin e Kosovës, sot nderojmë Ilir Konushevcin, Mërgimin e UÇK-së.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin gjeneral për Kosovë të organizatës CARITAS, Gerhard Schaumberger, për...

Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar publikisht Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të...

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02

LDK ka zhvilluar një aksion para fillimi të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit e Komunës së Podujevës, ku si pikë e...

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur para të pranishmëve në protestën e punëtorëve të sektorit publik. Jasharaj ka thënë...

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

Rrahmani: “Une tri pika ujë ja qita ai ishte i nxeht dhe unë e flladita”

20/05/2022, 13:39

Pas veprimit që pati ndaj drejtorit të drejtorisë së arsimit në Podujevë Avni Fetahu, Ekrem Rrahmani ka mbajtur një fjalim...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

Komuna e Podujevës dhe CARITASI me marrëveshje për të riatdhesuarit

20/05/2022, 16:45
Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Rreth 600 punëtorë të QKUK-së shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20/05/2022, 15:45
“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

20/05/2022, 14:02
Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

Jasharaj-Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell (Video)

20/05/2022, 13:58
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info