Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

​Kurti përkujton betejën e Çabratit dhe hakmarrjen e okupatorëve serbë mbi popullsinë civile

​Kurti përkujton betejën e Çabratit dhe hakmarrjen e okupatorëve serbë mbi popullsinë civile

​Kurti përkujton betejën e Çabratit dhe hakmarrjen e okupatorëve serbë mbi popullsinë civile

Kryeministri Albin Kurti duke përkujtuar 23 vjetorin e betejës së Çabratit të Gjakovës, ka thënë se UÇK-ja u shkaktoi humbje të konsiderueshme okupatorëve serbë, të cilët u hakmorrën mbi popullsinë civile duke vrarë e kidnapuar dhe zhdukur dhjetëra persona.

“Sot bëhen 23 vjet nga kjo betejë, që në këto javë pranvere na përkujton se sa shumë kemi përjetuar e qëndruar si popull. Sa shumë gjak kemi derdhur, e sa nevojë kemi për të mbyllur plagët e së shkuarës”, ka shkruar ai.

Komenti i plotë i Kurtit:

Ajo ishte beteja e UÇK-së e ngjarë në mjedise urbane. E zhvilluar më 7 maj 1999, beteja e Çabratit të Gjakovës, ishte një përballje luftarake mes ushtarëve të Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta serbe që kishin zbritur nga malet përreth. Ndonëse të pabarabartë në armatime dhe pajisje, UÇK-ja u shkaktoi humbje të konsiderueshme okupatorëve serbë, të cilët u hakmorrën mbi popullsinë civile duke vrarë e kidnapuar dhe zhdukur dhjetëra persona. Në historinë e Gjakovës dhe të Kosovës, përveç këtyre martirëve, duke i mbrojtur ata dhe vendin e tyre, në betejën e Çabratit ranë dëshmorë: Ahmet Gjikolli, Bujar Roka, Tom Gjoka, Kushtrim Hoxha, Dashmir Krasniqi, Visar Juniku, Sefedin Xërxa, Hamëz Zymberi, Agim Haxhiavdyli, Yllka Domi, Ilir Berisha, Taulant Nura, Ali Hoxha dhe Hazir Këpuska.

Gjakova është një prej qyteteve që ka dhënë e përjetuar shumë. Në vazhdën e dhimbjeve të përjetuara, në Çabrat e në rrethinat e qytetit prej datës 7 maj e deri më 11 maj kishte luftime të ashpra. Nga qytetarët u përjetua një dhunë intensive shtetërore e forcave të Serbisë kundër civilëve shqiptarë. Më shumë se 300 burra e gra u paraburgosën duke u marrë nga rrugët e nga shtëpitë e tyre në Gjakovë në këtë periudhë.

Burrat u ndanë nga gratë e fëmijët dhe u çuan në lagjen Mulla Jusuf, ku u ndanë në dy grupe dhe u ekzekutuan. Rreth 50 civilë u vranë, e afër 50 të tjerë u rrëmbyen dhe zhdukën pa gjurmë. Ushtarë të UÇK-së, të cilët po mbronin civilët, gjithashtu ranë dëshmorë në këto luftime.

Sot bëhen 23 vjet nga kjo betejë, që në këto javë pranvere na përkujton se sa shumë kemi përjetuar e qëndruar si popull. Sa shumë gjak kemi derdhur, e sa nevojë kemi për të mbyllur plagët e së shkuarës.

Poste të ngjashme

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

21/05/2022, 18:51

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka uruar shtetin fqinj të Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë....

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

21/05/2022, 18:24

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bequk të komunës së Vushtrrisë, ku një...

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

21/05/2022, 18:13

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se Moldavia duhet “të pajiset sipas standardeve të NATO-s”, për të mbrojtur...

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

21/05/2022, 18:01

Moska ka publikuar listën e saj të plotë me më shumë se 900 amerikanë, të cilëve u është ndaluar hyrja...

Kurti bën përmbledhjen e tri ditëve në Washington, tregon me kë u takua dhe çka bisedoi

Kurti bën përmbledhjen e tri ditëve në Washington, tregon me kë u takua dhe çka bisedoi

21/05/2022, 17:32

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të takimeve të tij gjatë tri ditëve të qëndrimit në Washington DC dhe...

Lajmi i fundit

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë: Të lumtur që ju kemi fqinj

21/05/2022, 18:51
Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

21/05/2022, 18:24
Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Frika për një luftë të re| Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

21/05/2022, 18:13
Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

Biden, Blinken e qindra kongresistë amerikanë, në listën e ndalimeve të hyrjes në Rusi

21/05/2022, 18:01
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info