Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kryetari Bulliqi përfundoi vizitën zyrtare në Turqi

Kryetari Bulliqi përfundoi vizitën zyrtare në Turqi
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në Punëtorinë për hartimin e Strategjisë Kosovare për Menaxhimin e mbeturinave, e cila u mbajt në Stamboll të Turqisë.
Punëtoria ishte e organizuar për kryetarët e komunave nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe GIZ.
Kryetari Bulliqi gjatë qëndrimit tre ditorë zhvilloi takim me kryetarin e komunës së Bagcilarit, Abdullah Özdemir, i cili ndau përvojat e komunës së tij rreth menaxhimit të mbeturinave, si dhe pas takimit vizituan edhe fabrikën kryesore të mbeturinave të kësaj komune për të parë nga afër funksionimin e saj, e cila bën grumbullimin dhe reciklimin e mbeturinave për 750 mijë banorë të kësaj zone.
Kryetari Bulliqi gjithashtu vizitoi edhe komunën Pendik, ku u prit nga kryetari i saj, i cili ndau përvojat e mira rreth menaxhimit të mbeturinave me qëllim që të njëjtat të përfshihen në strategjinë e komunës sonë.
Gjatë qëndrimit në Turqi kryetari Bulliqi u shpreh i kënaqur ku tha se “kjo nismë e re është një fillim i mirë për nxitjen e bashkëpunimit mes komunave dhe shprehjen e zotimit të përbashkët për të shkuar një hap tutje drejt avancimit në aspektin e menaxhimit të mbeturinave dhe kujdesit ndaj mjedisit”.
Objektivat e përgjithshme të punëtorisë ishin rrugët drejt ekonomisë qarkore, duke u përkujdesur për ruajtjen e shëndetit publik dhe zvogëlimin e ndikimit mjedisor nga komunat.
Kryetari Bulliqi tha se praktikat e mira në kuadër të takimeve dhe vizitave do t’i marrim dhe do të fillojmë t’i implementojmë bashkarisht në komunat tona.
13.05.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

Poste të ngjashme

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

17/05/2022, 21:18

Një e moshuar është aksidentuar në orët e mbrëmjes teksa kalonte rrugën në Prishtinë, saktësisht në “Rrugën B”. Janë publikuar...

Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

17/05/2022, 20:38

Edhe në muajin prill tregtia e jashtme vijoi të rritej në krahasim më një vit më parë. Eksportet u rritën...

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

17/05/2022, 17:38

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar përmbajtjen e Kabinetit për Qeverisje të Mirë. Ai ka treguar se ky segment...

Kërcënohet me bombë Rektorati i UP-së

Kërcënohet me bombë Rektorati i UP-së

17/05/2022, 16:56

Policia e Kosovës ka vendosur shirita sigurie përreth objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Krejt kjo është bërë për...

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Burojë

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Burojë

17/05/2022, 16:53

Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, ka vizituar prindërit e Thaçit në...

Lajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet të moshuarën te “Rruga B” (VIDEO)

17/05/2022, 21:18
Prezantuesen shqiptare e lëshon karriga në transmetim live

Prezantuesen shqiptare e lëshon karriga në transmetim live

17/05/2022, 20:54
Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

Sanksionet: Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse, gruri rus u zëvendësua me atë serb

17/05/2022, 20:38
Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

17/05/2022, 17:38
Visionpress.info

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Marketing
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • About
  • Advertise
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2020 Visionpress.info

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

© 2020 Visionpress.info