Ushtarët e KFOR-it nga kontigjentet amerikane, polake e gjermane janë parë të stërviten së bashku në Kosovë.
Kjo stërvitje u zhvillua në kampin Bondsteel, shkruan Jepi zë.
“Në një mision ndërkombëtar paqeruajtës, ushtarët duhet të stërviten dhe të përgatiten në fusha të ndryshme, të përgatiten në përdorimin e pajisjeve të ndryshme, në mënyrë që të mund të ofrojnë siguri për popullin dhe një mjedis të sigurtë në çdo kohë”, thuhet në postimin e Forcave të KFOR-it në Kosovë./jepizë